KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abdixhiku pret emisarin norvegjez: Kërkon Qeveri Uniteti dhe heqje të sanksioneve nga BE
Politikë

Abdixhiku pret emisarin norvegjez: Kërkon Qeveri Uniteti dhe heqje të sanksioneve nga BE

Kosova News
Kosova News 16:41 -25/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, z. Eirik Nestås Mathisen.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike në vend, për sfidat me të cilat po përballet Kosova dhe për nevojën emergjente për formimin e institucioneve funksionale të vendit.

‘’Kryetari Abdixhiku shprehu qartë qëndrimet e LDK-së në raport me situatën aktuale, duke theksuar propozimin e LDK-së dhe nevojën për një Qeveri të Unitetit si zgjidhja më e mirë për daljen nga kriza dhe për garantimin e stabilitetit institucional e politik në vend’’ thuhet në njoftim.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe për sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës.

Lidhur me këtë Abdixhiku shprehu shqetësimin e tij për ndikimin negativ të këtyre masave në rrugën evropiane të vendit dhe theksoi se është koha që BE-ja të rishikojë dhe të heqë sanksionet ndaj Kosovës, si një hap i domosdoshëm për të përforcuar orientimin euroatlantik të Republikës së Kosovës.

Abdixhiku falënderoi përfaqësuesin Mathisen për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Norvegjia i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit të saj demokratik dhe institucional.

Gjithashtu lexoni:

Deklarata e përbashkët e NATO-s në përfundim të samitit të Hagës

Trumpi thotë se javët e fundit është marrë edhe me Kosovën dhe Serbinë

Kurti takon Mathisen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Nga 170 në 325 €: Dalin shtesat e rritura për lehonat – Murati: Një mbështetje që s’ka ekzistuar para katër vjetësh

Osmani uron popullin slloven për ditën e Pavarësisë: Kosova e vlerëson thellësisht miqësinë dhe mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë

Kosova News 25/06/2025 25/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
71%
1 km/h
Wed
35 °C
Thu
37 °C
Fri
32 °C
Sat
31 °C
Sun
26 °C

Lajmet e Fundit

Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak
21:12 -25/06/2025
Deklarata e përbashkët e NATO-s në përfundim të samitit të Hagës
20:40 -25/06/2025
Samiti i vitit 2027 do të zhvillohet në Tiranë
20:38 -25/06/2025
Instituti Pedagogjik i Kosovës forcon bashkëpunimin me DKA-të për avancimin e performancës së shkollave – tryeza e radhës në Ferizaj
20:26 -25/06/2025
Trumpi thotë se javët e fundit është marrë edhe me Kosovën dhe Serbinë
19:29 -25/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?