KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abdixhiku: Me Osmanin po e nisim valën më të madhe politike në Kosovë
Politikë

Abdixhiku: Me Osmanin po e nisim valën më të madhe politike në Kosovë

Kosova News
Kosova News 19:53 -10/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka deklaruar se LDK-ja dhe Vjosa Osmani po nisin një rrugëtim të ri politik për Kosovën, duke e cilësuar këtë bashkim si fillimin e “valës më të madhe politike” që ka parë vendi. Ai tha se partia po vjen më e fortë, më e bashkuar dhe më e përkushtuar për të ardhmen e Kosovës.

“Është nder, është kënaqësi, është ndjenjë e jashtëzakonshme të mblidhemi sërish, edhe një herë, për të nisur një rrugëtim, një rrugëtim të madh përcaktues për fatin e Republikës”, deklaroi ai në tubimin e përbashkët me Vjosa Osmanin, të quajtur “Tubimi i Bashkimit”.

Abdixhiku tha se ky bashkim po nis “valën më të madhe politike” që, sipas tij, ka parë Kosova.

“Për ta thënë qartë, për ta thënë thjeshtë, për ta thënë zëshëm, për ta thënë krejt në këtë fillim, nuk ka asnjë dyshim e sonte kjo ditë, kjo natë, ky tubim, kjo forcë e ky bashkim po e nis valën më të madhe politike që ka parë Kosova ndonjëherë”, u shpreh Abdixhiku.

Ai theksoi se LDK-ja po vjen “më e fortë” dhe “më e bashkuar”.

“Po vijmë këtë herë më shumë, këtë herë më të fortë, këtë herë më të bashkuar, këtë herë më të përkushtuar, këtë herë zemrën plot, mendjen e fortë, vullnetin edhe më të gurtë. Këtë herë po vijmë si një, kjo është LDK-ja jonë”, deklaroi ai.

Abdixhiku tha se para qytetarëve po qëndron jo vetëm si kryetar i LDK-së dhe kandidat për kryeministër, por edhe si “ëndërrimtar i së ardhmes”.

“Qëndroj para jush jo vetëm si kryetar i formacionit të vetëm pavarësist e demokratik në vend, jo vetëm si kandidat i sapo nominuar për kryeministër, po qëndroj sikurse ju, sikurse secili prej jush, si një ëndërrimtar i madh i të ardhmes që duam ta kemi”, tha ai.

Në fjalimin e tij, ai theksoi se kësaj rruge i ka hyrë së bashku me një grua të fortë dhe të pathyeshme.

“Dhe në këtë të ardhme, nuk jam ëndërrimtar i vetëm. Këtë herë jam bashkë me një grua të fortë, të drejtë e të pathyeshme që sot qëndron krah nesh për një qëllim më të madh se secili prej nesh. Në këtë rrugëtim jam bashkë me Vjosa Osmanin”, deklaroi Abdixhiku.

Ai shtoi se synimi i tyre është një e ardhme më e mirë për Kosovën.

“Nëse nuk e kemi, do ta kërkojmë. Nëse nuk e gjejmë, do ta bëjmë. Do të bëjmë gjithçka që kjo e ardhme të jetë e mbarë, e mbarë për popullin e Kosovës”, tha ai.

Sipas Abdixhikut e ardhmja e vendit nuk u takon atyre që “ndajnë e përçajnë”.

“Kjo e ardhme nuk u takon atyre që ndajnë e përçajnë, kjo e ardhme nuk u takon atyre që propagandojnë e mashtrojnë, kjo e ardhme nuk u takon atyre që jetojnë në krizë e amulli, me mllef, në terr e në zi. Kjo e ardhme është plot dritë për Republikën e Kosovës”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

KQZ-ja cakton afatin për ankesa kundrejt rezultatit zgjedhor

Propozimi i parë nga opozita: Aleanca e gatshme të bëjë kuorumin për zgjedhjen e Presidentit pa hyrë në qeveri, propozon paketë prioritetesh zhvillimore

Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Zjarrëfikësit ende po përballen me zjarrin në ndertesën te Parku i Qytetit, Rama del në vendngjarje

Kosova News 10/05/2026 10/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
71%
1 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
36 °C
Wed
30 °C

Lajmet e Fundit

Calhanoglu merr përgjegjësinë pas eliminimit të Turqisë në Botëror
19:19 -27/06/2026
Kryediplomati kroat: Kroacia vazhdon mbështetjen ndaj Kosovës
18:42 -27/06/2026
Foshnja nxirret e gjallë nga rrënojat në Venezuelë
17:54 -27/06/2026
Garda spanjolle jep detaje nga rrëmbimi i vajzës që u gjet në Kosovë
17:27 -27/06/2026
KQZ-ja cakton afatin për ankesa kundrejt rezultatit zgjedhor
17:23 -27/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?