KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abdixhiku i gjen dy fajtorë për situatën e fundit në Kosovë dhe i sulet me kritika Kurtit: Veriu po sulmohet nga bandat, e Kurti po i sulmon aleatët
Politikë

Abdixhiku i gjen dy fajtorë për situatën e fundit në Kosovë dhe i sulet me kritika Kurtit: Veriu po sulmohet nga bandat, e Kurti po i sulmon aleatët

Kosova News
Kosova News 14:16 -31/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka gjetur dy fajtorë për situatën e fundit me të cilën po përballet Kosova dhe këtu nuk ka lënë më shumë përgjegjës strukturat ilegale dhe Serbinë që po nxisin tensione me dhunën e shfaqur së fundi në veri të vendit.

Ai në një konferencë për media ka thënë se Kosova po është nën sulm të vazhdueshëm nga bandat kriminale në veri, por që sipas tij, në sulm po është edhe kryeministri Albin Kurti ndaj aleatëve kryesorë të vendit.

Abdixhiku ka thënë se këto përmbysje aleancash nuk i ka dashur askush në Kosovë, e siç thotë ai, Kurti as nuk ka legjitimitet për ta bërë një gjë të tillë te një popull që është historikisht properëndimor.

“Sot nuk është javë e zakonshme. Që prej të premtes po përballemi me situatë të pamenduar. Kosova është nën sulm të vazhdueshëm nga bandat kriminale të Vuçiqit, e kryeministri në sulm fatkeq ndaj miqve tanë ndërkombëtarë. E kjo s’ka ngjarë asnjëherë. Sa herë që kemi qenë të sulmuar nga Serbia, kemi qenë të mbrojtur nga miqtë ndërkombëtarë, sepse kemi qenë të bashkërenduar me ta, kemi vepruar bashkë me ta sepse kemi ndarë të njëjtat vlera dhe të njëjtat interesa e të njëjtin vizion. Këto përmbysje aleancash, vizionesh e prioritetesh askush nuk i ka dashur në Kosovë. Për këtë, nuk ka votuar askush. Prandaj, nuk mund të flasim tjetër gjë, përveç se një aventure të rrezikshme personale të Kurtit që nuk ka legjitimitet politik e demokratik në Kosovë. Sepse shkatërrimi i aleancës me miqtë tanë as nuk ka përputhje me vullnetin politik të popullit të Kosovës, vullnet ky historikisht properëndimor dhe as nuk është në interes të popullit”, ka thënë Abdixhiku në konferencë për media të mërkurën.

Abdixhiku ka thënë se aleatët ndërkombëtarë duhet të kuptojnë se sulmet e bandave në veri paraqesin rrezik për Kosovën dhe për rajonin.

“Sulmet ndaj Republikës janë sulme ndaj paqes rajonale. Ne ndajmë qëndrimet me miqtë tanë ndërkombëtarë për këtë paqe. Duhet koordinim i ngushtë i aleatëve me qeverinë për të qetësuar situatën”, ka thënë ai.

Kreu i LDK-së ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë në politikat properëndimore dhe “të mos humb nga praktika aventuriere afatshkurtër për pak vota të Kurtit”.

“Ne insistojmë të vazhdojë Kosova në politikat properëndimore dhe asnjëherë të mos humb nga praktika aventuriere afatshkurtër. Kosova nuk duhej të binte në grackën e Serbisë. Përkundër të drejtës së pakontestueshme që të mbahen zgjedhjet, të ruhen kryetarët, duhet pasur edhe parasysh relacionet me miqtë tanë. Nuk na duhet një politikë që ofendon sekretarin amerikan të shtetit me gjuhë jodiplomatike. Kurti ka vendosur të luftojë kundër aleatëve për pak vota më shumë. Ne jemi të gatshëm që bashkë me aleatët të luftojmë për ta ndaluar këtë”, ka thënë ai.

Abdixhiku ka thënë se që nga sot do t’i përdorin të gjitha rrugët institucionale, politike dhe demokratike për të ndaluar këtë degradim, që sipas tij, e ka sjell Kurti.

LDK-ja ka ftuar Kurtin në seancë të jashtëzakonshme për gjendjen në veri dhe relacionet me SHBA-në, ndërsa i ka bërë thirrje presidentes Vjosa Osmani të flasë dhe të ketë pozicion të qartë për këtë çështje.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

KQZ tregon hapat e radhës: Ankesa, rezultate finale dhe rinumërim deri në 10% të vendvotimeve

Shtyhet gjykimi ndaj Ramadan Morinës për krime lufte

Ganimete Musliu ka një lutje për Mulla Osmanin e VV-së

Kosova News 31/05/2023 31/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Zyrtare: Drita kundër Zalgiris në kualifikimet e Champions League
17:42 -16/06/2026
Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional
17:36 -16/06/2026
Numërimi i votave me postë drejt fundit, kjo parti vazhdon të prijë bindshëm
17:11 -16/06/2026
APK dërgon 7 kallëzime në Prokurori dhe 2 raste në ATK për dyshime tatimore
16:54 -16/06/2026
E moshuara në Prizren tenton vetëvrasjen, ndërhyjnë policia dhe zjarrfikësit
15:50 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?