KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abdixhiku flet pas rezultateve: Kosova foli me demokraci, fitorja jonë është përgjegjësi e madhe
Politikë

Abdixhiku flet pas rezultateve: Kosova foli me demokraci, fitorja jonë është përgjegjësi e madhe

Kosova News
Kosova News 14:09 -10/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor, duke e cilësuar rezultatin si fitore të qartësisë, shpresës dhe demokracisë në vend.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku tha se qytetarët e Kosovës folën me votë dhe me besim në të ardhmen.

“Dje, Kosova foli. Foli me votë, me besim dhe me qartësi. Foli në emër të shpresës, të qetësisë dhe të punës. Foli përtej zhurmës, përtej fyerjes, përtej përçarjes. Dhe mesazhi i saj ishte i pastër: Kosova jeton me demokraci. Kjo është vlera më e madhe e jona si popull!”, u shpreh Abdixhiku.

Ai u shpreh se LDK-ja ka arritur një fitore të rëndësishme në shtatë komuna, përfshirë edhe Prishtinën, të cilën e quajti garën më të rëndësishme në vend.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, shtëpia e madhe e qytetarisë, dje ka fituar. Ka fituar në 7 komuna, përfshirë dhe garën pakrahasueshëm më kryesoren në vend, atë që e synojnë të gjithë, Kryeqytetin. Jemi parti e parë në Prishtinë pas 12 viteve; e fitorja dy herë radhazi këtu është shenjë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, ky rezultat është dëshmi e një force që “qëndron, rritet e forcohet” dhe e një partie që fiton me ndershmëri e përkushtim.

“LDK ka fituar me ndershmëri, me përkushtim dhe me njerëzit më të mirë që ka ky vend. Kemi fituar me qytetari, me ide, me punë, me përkushtim. Pa aparat shtetëror, pa interesa klanore, duke refuzuar çdo influencë nga jashtë për ndarje tonën, dhe me plot bindje në veten, qytetarët tanë e qytetet tona. Dhe kjo është forca jonë e vërtetë”, tha Abdixhiku.

I pari i LDK-së shprehu mirënjohje për të gjithë aktivistët dhe kandidatët e partisë, duke i cilësuar si shtylla e fitores.

“Sot dua t’u drejtohem me mirënjohje të thellë secilit aktivist të LDK-së, secilës vajzë e djalë, burrë e grua, secilës familje që për javë të tëra la çdo gjë mënjanë për t’u bërë pjesë e këtij rrugëtimi. Ju që ecët derë më derë, lagje më lagje, qytet më qytet. Ju që e mbajtët flamurin tonë me dinjitet. Ju jeni shtylla e fitores sonë”, theksoi tutje Abdixhiku.

Ai tha se demokracia është për të gjithë qytetarët, pavarësisht bindjeve politike, dhe se fituesit e këtyre zgjedhjeve do të jenë kryetarë për të gjithë.

“Demokracia është për të gjithë, dhe Kosova është për të gjithë. Në këtë Republikë, asnjë qytetar nuk duhet të ndjehet humbës. Sepse zgjedhjet ndajnë vetëm për një ditë; pas saj, na bashkon përgjegjësia për të ndërtuar bashkë vendin tonë”, tha ai.

Në fund, Abdixhiku theksoi se fitorja e LDK-së është përgjegjësi për punë dhe përulësi, duke bërë thirrje për rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve.

Gjithashtu lexoni:

Komuna e Podujevës furnizohet me kompjuterë të rinj, kontrata rreth 9.7 mijë euro

Enver Dugolli emërohet zëvendësministër i parë në MPB-së

Sveçla kërkon përgjegjësi për projektin e Rrugës A: Hetimet duhet të shkojnë te burimi i problemit

Konjufca e Hoxha takohen në Washington, flasin për zhvillimet e fundit

LVV padit Komunën e Prishtinës për shtrenjtimin e biletave të autobusëve

Kosova News 10/11/2025 10/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
85%
1 km/h
Sun
36 °C
Mon
34 °C
Tue
35 °C
Wed
26 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Iniesta: Është e pamundur ta ndalosh Messin në finale
15:59 -18/07/2026
Messi kujton foton ikonike me Yamalin: Është e pabesueshme
15:40 -18/07/2026
Komuna e Podujevës furnizohet me kompjuterë të rinj, kontrata rreth 9.7 mijë euro
14:48 -18/07/2026
Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë
14:37 -18/07/2026
SHBA-Iran: Shqetësim për përshkallëzim të gjerë të luftimeve
14:04 -18/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?