KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata
Rajon

Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata

Kosova News
Kosova News 17:04 -16/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e sheh si pozitive perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor që aspirojmë drejt anëtarësimit në BE.

I pyetur për rolin e Shqipërisë, gjatë një interviste dhënë për RTSH politikani shqiptar i Malit të Zi shprehet i bindur kur thotë se bashkë me Serbinë, janë dy shtete që kanë në dorë stabilitetin në rajon.

“Kemi dy shtete më të mëdha se të tjerët, Shqipëria dhe Serbia, dhe politika bëhen prej atyre shteteve, dhe ky rajon ose ka stabilitet ose shkon në një konflikt të ftohtë. Rolin e Shqipërisë e shoh jashtëzakonisht të rëndësishëm, si një frymë për të ndërtuar ura ndaj popujve të tjerë. Nëse Mali i Zi futen në BE, dhe asnjë shtete tjetër nuk futet, nuk mendoj se do të kemi ndonjë përfitim të jashtëzakonshëm. E njëjta gjë vjen edhe për Shqipërinë, por Shqipëria ka marr drejtimin e vet”, u shpreh Abazoviq.

Pak muaj nga mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë, duke i konsideruar ende të ngrira marrëdhëniet me Serbinë, ish-kryeministri i Malit të Zi sheh edhe anën tjetër të medaljes.

“Kryeministri Rama, por edhe vetë, kemi shfrytëzuar një energji për të afruar pak qëndrimet por nuk ka pasur shumë sukses në këtë në të kaluarën. Shpresoj që me zgjedhjet e reja do të vijë një frymë e re. Ato shtete duhet të gjejnë mënyrën për të bashkëpunuar”, u shpreh ai.

Për Abazoviq ardhja e Trump në krye të SHBA-ve, nuk rezervon surpriza.

“Ndoshta është personi që mund të jetë një shan për ne. Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, ndoshta me Trump kjo do të shkojë më mirë. Në nivel global nuk kemi asnjë shtete që është më partner se SHBA në politikat ndërkombëtare”, tha Abazoviq.

Këto deklarata politikani shqiptar i Malit të Zi i bëri, me ardhjen e tij në Tiranë enkas për Bienalen e karikaturës.

Gjithashtu lexoni:

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Kosova News 16/11/2024 16/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
82%
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?