KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abazoviq: Me Vuçiqin kam raporte korrekte dhe miqësore
Rajon

Abazoviq: Me Vuçiqin kam raporte korrekte dhe miqësore

Kosova News
Kosova News 12:48 -02/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka deklaruar se marrëdhëniet e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, janë të drejta dhe miqësore.

Kështu është shprehur ai në një intervistë për gazetën malazeze, Vijesti, teksa ka theksuar se refuzon t’i trajtojë kritikat se presidenti serb përfshihet në politikën e Malit të Zi.

“Marrëdhënia ime me Vuçiqin është shumë korrekte dhe miqësore. Vazhdimisht jam i sulmuar se Vuçiq  po menaxhon diçka këtu, këto gjëra i refuzoj dhe i konsideroj joserioze”,  ka thënë Abazoviq.

Megjithatë, Abazoviq ka potencuar se edhe me liderët e tjerë të rajonit ka komunikim dhe raporte të mira.

“Nuk kam mungesë komunikimi me asnjë kryeministër apo president në rajon. Më vjen mirë që me të, me kryeministrin e Shqipërisë, të Kosovës dhe me kryetarin e Këshillit të Bosnjë-Hercegovinës kemi marrëdhënie që duhet të ketë çdo kryeministër i Malit të Zi”, shtoi ai.

Abazoviq thotë se nëse në mes të shteteve fqinje ndërtohen mure, vazhdimisht do të ketë konflikte.

Megjithatë ai zgjedh që të ketë bashkëpunim, marrëdhënie liberale, në mënyrë që të bëhen projekte të përbashkëta infrastrukturore.

“Nëse do të ndërtojmë mure, do të jemi në konflikt të vazhdueshëm dhe do të kemi frikë nga njëri-tjetri, ky është një koncept. Nëse do të zhvillojmë bashkëpunim, kemi marrëdhënie liberale, bëjmë projekte të përbashkëta infrastrukturore dhe lidhemi, unë personalisht zgjedh këtë të fundit. Është një marrëdhënie që nuk ka të bëjë me dikë që është personalisht në pushtet”, ka thënë Abazoviq.

Gjithashtu lexoni:

Liqeni i Shkodrës në UNESCO, Rama: Rezultat i punës diplomatike

Kurti falënderon qytetarët pas zgjedhjeve: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtetin

Publikohen çmimet, nafta 1.54 €, benzina 1.41 €

Mot i kthjellët, reshje nga mesi i javës

Ndalohet shoferi i një autobusi që po vinte nga Serbia, i gjenden 5 fletëvotime që dyshohen të falsikuara

Kosova News 02/01/2023 02/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim ndaj dy serbëve që ushtronin presion për të votuar Listën Serbe
15:05 -08/06/2026
Terras: Dalja e ulët në zgjedhje tregon se njerëzit janë te frustruar me kaosin politik – duhet bashkëpunim mes partive
15:00 -08/06/2026
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plagosurit
14:45 -08/06/2026
Vendoset koncepti për ‘Memorialin Përkujtimor Adem Jashari’ në Prishtinë
14:43 -08/06/2026
Adriana Matoshi thumbon Vjosa Osmanin: Nëse bëhem deputete, nuk të votoj presidente
14:23 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?