KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abazi e Berisha përplasen për veteranët në Kuvend
Politikë

Abazi e Berisha përplasen për veteranët në Kuvend

Kosova News
Kosova News 17:09 -30/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, dhe ai i PDK-së, Hisen Berisha, kanë shkëmbyer akuza të ashpra në seancën e sotme për veteranët.

Deputeti Berisha ka kritikuar pushtetin për trajtimin e veteranëve, për çka tha se po e bën argatin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Për këtë ka reaguar Abazi, i cili i tha se ‘duhet të ketë fytyrë si ish-luftëtar’.

“Së paku duhet të kesh fytyrë, si burrë që je edhe si ish-luftëtar. Nuk e meritojnë veteranët mbrojtjen tënde. Një shëtitës i partive e një lypës i rrugëve që i akuzon njerëzit pa asnjë fakt. Turp zotëri, turp! Duhet të përfundojë kjo lojë. Nëse mendoni që shqiptarët duhet të fshijnë rrugët e Beogradit dhe t’i presin drunjtë e serbëve, tregoni që ajo është statusi në të cilin mendoni që shqiptarët duhet të kenë rol”, ka deklaruar ai.

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha tha se si veteran do të mbrojë vendin në të gjitha format.

“Dëgjo shoku Haki, unë jam Hisen Berisha dhe kam identitet publik, biografi publike dhe kam kaluar nëpër disa institucione ku jam verifikuar në të gjitha trajtat dhe format, në të gjitha segmentet e mundshme dhe i vetmi jam unë që e kam certifikatën e sigurisë më të lartë në NATO deri në 2018, garanci për 10 vjet përpara. Por, ti shoku Haki dhe soji yt bëni kujdes dhe mos i jepni zor shumë. Se nuk do të fitoni asgjë prej Serbisë, po ta garantoj. Në kohën e mbretërisë serbe një kësi bashkëpunëtori dhe që ka folur me këtë gjuhë e ka fituar një varr në Beograd. Në kohën e Millosheviq-it po ashtu një i tillë që ka bashkëpunuar me regjimin serb e ka fituar një varr në Beograd”, është kundërpërgjigjur ai. /kp/

Gjithashtu lexoni:

Zafir Berisha ndahet nga NISMA e Fatmir Limës

Abdixhiku: Refuzimi i thirrjes për Qeveri Uniteti është karikaturë politike, LDK-ja do të vazhdojë të ofrojë zgjidhje

Osmani takon shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, diskutojnë për krijimin e institucioneve

Kurti takoi kryetarin e Mitrovicës së veriut, Erden Atiq dhe kryetarin e Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza

Shpallja e datës e zgjedhjeve, KQZ: Jemi gati për të filluar përgatitjet

TAGGED: deputetet, Kuvend
Kosova News 30/06/2022 30/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu të ndalur në Serbi
21:35 -09/06/2025
Kosova shënon fitore ndaj Komoreve, shkëlqen Albion Rrahmani
21:32 -09/06/2025
Zafir Berisha ndahet nga NISMA e Fatmir Limës
20:58 -09/06/2025
Barduani viziton Batalionin e Inteligjencës së KFOR-it
20:56 -09/06/2025
Kurti hap “Javën e Krenarisë” në Prishtinë: E mbështesim fuqishëm parimin që secili ka të drejtë të shfaqet ashtu siç është
20:18 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?