KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​AAK-ja, me rezolutë për krizën ekonomike-sociale
Ekonomi

​AAK-ja, me rezolutë për krizën ekonomike-sociale

Kosova News
Kosova News 18:30 -29/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka miratuar sot një rezolutë për krizën ekonomike-sociale në vend, përmes së cilës i kërkohet nga Qeveria Kurti të ndërmarrë gjashtë masa për tejkalimin e gjendjes.

AAK-ja kujton se situata ekonomike sociale në Kosovë, është ndër më të rëndat që prej vitit 2000, ku inflacioni ka mbërritur nivele shqetësuese, me çmimet e rritura mbi 30 për qind, teksa Qeveria ka dështuar me masat e saj për zbutjen e kësaj situate.

Në një situatë të tillë, AAK-ja kërkon që për një periudhë tremujore, të hiqen të gjitha taksat për artikujt esencial, siç janë buka, mielli, vaji, sheqeri, produktet e qumështit, të mishit e kështu me radhë.

Për një periudhë tremujore të përgjysmohen taksat e shitjes së karburanteve: naftës, benzinës dhe gazit.

Qeveria ta ridraftojë Ligjin për Pagën Minimale, ku shuma prej 250 eurove të ngrihet në 350 dhe në këtë Ligj të përfshihen edhe veteranët.

Kuvendi i Kosovës, para se të shkojë në pushimet e verës më 15 gusht të këtij viti, ta miratojë Ligjin e Pagave dhe të fillojë zbatimi i tij i menjëhershëm.

AAK gjithashtu kërkon të rikthehet dhe të miratohet Projektligji për tërheqjen e mjeteve të Trustit, si dhe të rishikohen kontratat për kryerjen e punimeve të ndryshme, që janë lidhur në vitin 2019, 2020 dhe 2021 dhe të harmonizohen në përputhje me rritjen e çmimeve./kp/

Gjithashtu lexoni:

Drenasi mbetet pa ujë!

Gjykata refuzon padinë ndaj ZRRE-së kundër shtrenjtimit të energjisë

Bizneset e Kosovës kërkojnë shtyrjen e liberalizimit të energjisë, paralajmërojnë protesta

Ministria e Ekonomisë mbyll kompaninë paralele të ujësjellësit në Mitrovicën e Veriut

Rizvanolli: Qeveria e Republikës së Kosovës, si gjithmonë, do t’u qëndrojë pranë prodhuesve vendorë

TAGGED: AAK, kriza
Kosova News 29/06/2022 29/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
clear sky
8° _ 6°
77%
1 km/h
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
16 °C
Mon
15 °C

Lajmet e Fundit

Bologna mposht Milanin dhe fiton Kupën e Italisë
23:09 -14/05/2025
Galatasaray fiton Kupën e Turqisë
23:05 -14/05/2025
Istogu e fiton finalen e parë
22:21 -14/05/2025
Divizioni i Ushtrisë së ShBA-së do të vendoset në Aeroportin e Gjakovës
21:54 -14/05/2025
Albion Rrahmani shënon në finalen e Kupës së Çekisë
21:30 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?