KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » A po kthehet kolapsi në Ferizaj? – Nis greva e punëtorëve të “Pastërtisë”, kërkohet rritja e pagave
Lajme

A po kthehet kolapsi në Ferizaj? – Nis greva e punëtorëve të “Pastërtisë”, kërkohet rritja e pagave

Kosova News
Kosova News 12:14 -23/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Rreth 280 punonjës të kompanisë Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave “Pastërtia” kanë nisur grevën për shkak të pakënaqësive të tyre nga menaxhmenti i cili nuk ua kishte kryer obligimet e premtuara për rritjen e pagave për 50 eurosh dhe për pagesat e trustit pensional prej 28 muajve.

Punonjësit që nga mëngjesi i së hënës kanë ndërprerë të gjitha shërbimet ndaj qytetarëve, derisa të shqyrtohen kërkesat e tyre. Kështu për të disatën herë me radhë po ndodh një situatë e tillë që sjell kolaps në gjithë territorin e Komunës, pasi Komuna e Ferizajt nuk po merr për bazë kërkesat e këtyre punonjësve.

Mexhid Ramusa, kryetar i sindikatës së punonjësve në këtë kompani ka thënë se menaxhmenti ka bërë një varg shkeljesh ligjore edhe për bartjen e mbeturinave në Fushë-Kosovë derisa deponia ekziston në territorin e Ferizajt.

Sipas tij, drejtori i kësaj kompanie Basri Syla është duke e mbajtur jashtëligjshëm këtë pozitë, derisa është pjesë edhe e kryesisë së AAK-së.

“Ne jemi futur në grevë dhe nuk do ta ndalim derisa të shqyrtohen kërkesat tona legjitime. Kemi pasur premtime që nga shtatori të rriten pagat për 50 euro për punëtor dhe të paguhet trusti pensional prej 28 muajsh për punëtor, gjë që nuk ka ndodhur, prandaj edhe këtu ka shkelje nga menaxhmenti. Drejtori Basri Syla para se të vinte drejtor është dashur 3 vjet më herët të jep dorëheqje nga kryesia e AAK-së sepse ashtu e thotë ligji, mirëpo ai prapë merret me politikë”, ka thënë Ramusa, duke paralajmëruar protestë për të mërkurën para objektit të KRM “Pastërtia”.

Në anën tjetër drejtori i kësaj kompanie Basri Syla, nuk u është është përgjigjur në telefon pyetjeve të KOHËS.

Ndërkohë, kompania nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar klientët se nuk do të ketë shërbim për shkak të grevës.

“Njoftohet gjithë klientët se KRM ‘Pastërtia’ nuk do të operojë për shkak të grevës së punonjësve deri në lajmërimin tjetër. Luten klientët për mirëkuptim dhe të mos hedhin mbeturinat jashtë, deri në njoftimin e radhës”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu lexoni:

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë

Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30

Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president

Nesër vazhdon seanca konstituive

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete

Kosova News 23/10/2023 23/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA
23:28 -07/08/2026
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?