KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » A po i deklarojnë të hyrat avokatët, estrada dhe sektori i gastronomisë?
Ekonomi

A po i deklarojnë të hyrat avokatët, estrada dhe sektori i gastronomisë?

Kosova News
Kosova News 11:25 -20/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Avokatët në Kosovë kanë paguar tatime mbi 5 milionë euro në periudhën janar-korrik të këtij viti. Kurse në vitin 2022 të njëjtit kishin paguar tatime mbi 8 milionë euro.

ATK-ja mbetet “e kënaqur” me pagesat e tatimeve nga ky sektor, por ka njoftuar se edhe nga sektori i estradës ka dyfishim të të hyrave nga këngëtarët në Administratën Tatimore.

Ndërkaq, sektori i gastronomisë është nën llupën e ATK-së, pasi që ky sektor ka parregullsi për mos lëshimin e kuponëve fiskalë.

Zëdhënësja e Administratës Tatimore e Kosovës, Valentina Bytyqi-Sefa ka deklaruar se në Kosovë janë mbi 2 mijë avokatë dhe individë të tjerë që operojnë në këtë fushë.

Sipas saj, pagesat nga ana e kësaj kategorie janë të konsiderueshme

“Kemi mbi 1 mijë avokatë në vend, mirëpo në bazë të (natsekodit) kemi 2 mijë e 160 individë të cilët janë jo vetëm avokatë të licencuar, por edhe persona të cilët merren me fushën e drejtësisë. Nëse i referohemi pagesave të kryera në periudhën komplet vitin 2022 kemi 8.2 milionë euro pagesa, ndërsa për përudhën janar – korrik 2023 kemi të hyra nga avokatët 5.1 milionë. Sigurisht që janë avokatë, mirëpo mund të ketë edhe individë të tjerë të cilët nuk kanë licencën e avokatit, mirëpo avokojnë në këtë fushë”, thotë ajo.

Bytyqi-Sefa ka thënë se krahasuar më të hyrat nuk ka vend për dyshime për mos deklarim të të hyrave nga avokatët.

“Nga shifra që i prezantuam shihet që janë të hyra mjaft të mira. Këto shifra nuk lënë edhe shumë hapësirë që ne të kemi dyshime për mosdeklarim. Sigurisht që mund të ketë pagesa të vogla nga natyra e punës që ata kanë, por një përqindje e konsiderueshme kryhen përmes transaksioneve bankare. Mund të ketë edhe shuma të vogla që nuk kanë edhe risk të madh në ATK të cilat mund të bëhen kesh”, shprehet për KosovaPress, ajo.

Sfidë për ATK-në mbetet mos lëshimi i kuponëve fiskal nga ana e bizneseve.

Sipas zëdhënëses, ATK në tre muajt e verës ka inspektuar veçanërisht sektorin e gastronomisë, pasi që qytetarët kanë ankesa për mos lëshim të kuponëve fiskalë dhe për lëshim të kuponëve jofiskalë.

“Kemi biznese që janë të fiskalizuara, mirëpo problemi më i madh është për mos printimin e kuponit fiskal. Andaj, ne në forma të ndryshme jemi duke tentuar për të luftuar këtë dukuri, duke rritur bashkëpunimin edhe me qytetarë sepse e kemi të pamundur t’i monitorojmë bizneset nëse janë duke lëshuar kuponë fiskal ose jo. Sepse po kemi raportime nga ana e qytetarëve, shpeshherë kur nuk iu është dhënë kuponi fiskal dhe raste të tjera që qytetarëve i janë dhënë kuponë jofiskal. ATK në tre muajt e verës ka inspektuar me theks të veçantë sektorin e gastronomisë dhe aty kemi hasur në disa parregullsi tatimore ku nuk janë lëshuar kuponët fiskalë siç kërkohet me kornizat ligjore”, thekson Bytyqi – Sefa.

Sa i përket estradës, ajo ka thënë se ka një dyfishim të deklarimit të të hyrave nga këngëtarët krahasuar me dy vitet e kaluara.

“Ne kemi dyfishim të pagesave të këngëtarëve për dallim nëse i kthehemi dy viteve paraprake. Jemi të kënaqur me atë që është duke u deklaruar edhe në qarkullim dhe pagesa. Urojmë që këngëtarët sikurse kanë deklaruar vitin e kaluar të vazhdojnë të deklarojnë pas këtij sezoni për obligimet që kanë ndaj vendit”, theksoi ajo.

Administrata Tatimore e Kosovës ka lëshuar 7 mijë e 800 gjoba kryesisht për bizneset që nuk respektojnë ligjin për printimin e kuponëve fiskal.

Gjithashtu lexoni:

Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan

ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre

Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit

Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor

Kosova News 20/08/2023 20/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?