KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » A na kalon jeta para syve në momentin e vdekjes? Një skanim truri e mbështet këtë teori
Kuriozitete

A na kalon jeta para syve në momentin e vdekjes? Një skanim truri e mbështet këtë teori

Kosova News
Kosova News 18:10 -16/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Momentet e fundit të jetës: A rikthen truri kujtimet më të rëndësishme?

Kjo pyetje e ka shqetësuar njerëzimin qëkur jemi bërë të vetëdijshëm për vdekshmërinë tonë. Të menduarit për fundin, për shumicën, është një përjetim i pakëndshëm, një përzierje e së panjohurës dhe së pashmangshmes.

Një studim revolucionar

Ndërsa njerëzit fetarë ose shpirtërorë flasin për jetën pas vdekjes, dhe disa pretendojnë se kanë përjetuar “eksperienca pranë vdekjes”, në thelb ende nuk e dimë saktësisht se çfarë ndodh në ato sekonda të fundit para se ta lëmë këtë botë.

Megjithatë, një studim revolucionar, i publikuar në vitin 2022 në revistën “Frontiers in Aging Neuroscience”, mund të na ofrojë disa prej përgjigjeve të para.

Shkencëtarë nga Kanadaja patën rastin e parë për të regjistruar aktivitetin e trurit të një njeriu pikërisht në momentin e vdekjes dhe kjo ndodhi krejt rastësisht.

Një ngjarje dramatike gjatë skanimit

Bëhet fjalë për një pacient 87-vjeçar i cili vuante nga epilepsia dhe shkonte rregullisht për skanime EEG në Universitetin e qytetit Tartu (Estoni), për të monitoruar mundësinë e krizave.

Gjatë njërit prej skanimeve, pacienti papritur pësoi një atak kardiak dhe ndërroi jetë, gjë që u mundësoi mjekëve dhe studiuesve të regjistronin për herë të parë aktivitetin e trurit para, gjatë dhe menjëherë pas vdekjes.

Të dhënat, përfshirë 30 sekondat para dhe pas ndalimit të rrahjeve të zemrës, u analizuan nga një ekip në Vankuver, i udhëhequr nga doktori dr. Ajmal Zemmar. Rezultatet ishin befasuese! 

“Rishikimi” i fundit i jetës

Në fakt, teoria e vjetër sipas së cilës i gjithë jeta i “shfaqet para syve” njeriut në çastin e vdekjes, ndoshta nuk është vetëm mit. Regjistrimet e trurit treguan përforcim të “oscilacioneve gama”, valë të trurit të lidhura me rikujtimin e kujtimeve dhe ëndërrimin.

Kjo sugjeron se pacienti, në momentet e fundit, mund të ketë përjetuar kujtime nga e kaluara, sipas asaj që raporton LadBible.

Modele të ngjashme aktiviteti të trurit janë regjistruar më herët te minjtë në momentin e vdekjes, por kjo është hera e parë që një fenomen i tillë është konfirmuar te njerëzit.

“Duke krijuar oscilacione të lidhura me kujtimet, truri mund të bëjë një ‘rishikim’ të fundit të ngjarjeve të rëndësishme të jetës, diçka e ngjashme me përshkrimet e përjetimeve pranë vdekjes,” deklaroi doktori dr. Zemmar.

Këto të dhëna, sipas tij, mund të ndryshojnë mënyrën se si e kuptojmë momentin kur jeta përfundon dhe mund të hapin diskutime të rëndësishme për kohën kur është e përshtatshme të bëhet dhurimi i organeve.

Nevojitet hulumtim i mëtejshëm

Sigurisht, kërkohen studime të mëtejshme për të arritur në përfundime të plota, sidomos duke pasur parasysh që pacienti vuante nga epilepsia, gjë që e ndërlikon interpretimin e rezultateve.

Megjithatë, ajo që ky studim sugjeron është mundësia që njeriu, në çastet e fundit të jetës, të ëndërrojë ose të rikujtojë momentet kyçe të së kaluarës.

“Është e mundur që truri, para se të vdesim, përpiqet të na kujtojë momentet më të rëndësishme të jetës. Dhe nëse do të lejoja vetes të hyja në sferën filozofike, do të thoja se truri ndoshta përpiqet të na kujtojë gjërat e bukura, jo ato të këqijat,” tha dr. Zemmar.

Ndoshta, në fundin e fundit, mendja jonë na dhuron një paqe të fundit përmes kujtimeve që na kanë bërë të lumtur.

Gjithashtu lexoni:

Nuk ju duhen kimikate: Mënyra që do ta bëjë banjën tuaj të shkëlqejë si e re

Pse fluturimet për në lindje zgjasin më pak se ato për në perëndim? Sekreti i rrymave ajrore

A e dini pse nuk duhet të lani kurrë madje asnjëherë peshqirët me rrobat tuaja?

Ishte nisur për të eksploruar Venusin më 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

Letra e të mbijetuarit të Titanikut shitet në ankand për 300,000 £

Kosova News 16/06/2025 16/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 12°
71%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
31 °C
Fri
28 °C

Lajmet e Fundit

Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX-it në Kosovë
22:56 -16/06/2025
ShBA-ja dërgon aeroplanë në Evropë dhe aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme
22:33 -16/06/2025
Tableti më i fuqishëm i lojërave Android ka një emër të ri dhe një datë lansimi
22:20 -16/06/2025
Lideri iranian në shënjestër? Netanyahu thotë se vrasja e tij do t’i jepte fund konfliktit
21:58 -16/06/2025
Lushtaku i reagon Klan Kosovës: Lajmi i publikuar është dezinformues dhe tendencioz
21:42 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?