Edhe pse Ballkani në sytë e ish-këshilltarit të sigurisë së presidentit Donald Trump, John Bolton është më i qëndrueshëm se 35 vite më parë, ai thotë se ka arsye për t’u shqetësuar për ndezje të ndonjë konflikti, bazuar edhe në kontekstin e ngjarjeve historike. Në intervistën ekskluzive me Andrea Dangllin në OFF the Record më A2 CNN ai tha shumë çështje kanë mbetur pezull dhe të paqarta.
“Ka arsye për tu shqetësuar, ne i dimë të gjitha ngjarjet historike dhe Ballkani është më i qëndrueshëm se 35 vite më parë kur u shpërbë ish-Jugosllavia dhe ish Bashkimi Sovjetik, por shumë çështje janë pezull dhe të paqarta dhe mendoj se duhet të shikoni përpjekjet ruse në Rumani për të prekur zgjedhjet dhe politikën në rajon që është me të vërtetë diçka e rrezikshme”.
Sa i përket interesit të Uashingtonit për Ballkanin, Bolton thekson se duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje, për shkak edhe të ndikimit rus.
“Mendoj se SHBA duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje gadishullit të Ballkanit pavarësisht miqve tanë ne Evropës Perëndimore ku ne lamë disa çështje në dorë të tyre. Në Ballkan nuk kemi parë shumë progres ndaj për shkak të faktorëve historikë dhe përpjekjeve ruse për të patur influencën e vet si në hapësirë e ish-Repuplikës Sovjetike dhe Evropën Lindore e Qendrore. Mendoj se Ballkani do të ngrihet si skenë e rëndësishme ndaj përfaqësuesit e qeverive në Ballkan do të jenë në interesin e SHBA-së”. (A2 Televizion)
Lexo po ashtu: