KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » A janë në të vërtetë njerëzit në moshë të mesme më të vetmuar se më të moshuarit?
Shëndetësi

A janë në të vërtetë njerëzit në moshë të mesme më të vetmuar se më të moshuarit?

Kosova News
Kosova News 11:06 -13/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndjenja e thellë e vetmisë, e cila tradicionalisht i atribuohet të moshuarve, në fakt i prek më shumë ata që janë dukshëm më të rinj, tregon një studim i Qendrës Gjermane për Çështjet e Moshës (DZA)

Hulumtimi i ri i DZA-së tregon se njerëzit mbi 76 vjeç, mesatarisht, ndihen më pak të vetmuar sesa ata që janë ndërmjet 43 dhe 55 vjeç.

“Ky rezultat bie ndesh me bindjen e përhapur se vetmia rritet me moshën”, theksojnë autorët.

Si shpjegim i mundshëm, analiza tregon se të moshuarit shpesh kënaqen me një rreth shoqëror më të vogël, por të qëndrueshëm, ndërsa të rinjtë ende kërkojnë më shumë kontakte për të ndier lidhje shoqërore.

Një tjetër arsye mund të jetë fakti se, ndër më të moshuarit, ka më pak persona të vetmuar sepse statistikat tregojnë që ata që nuk ndihen të vetmuar jetojnë më gjatë.

Ministrja për Familjen, Karin Prien, e ka komentuar studimin duke theksuar se “vetmia nuk prek vetëm të moshuarit”.

“Ajo është e pranishme edhe në moshën e mesme dhe shpesh është e padukshme dhe e nënvlerësuar”, ka thënë ajo.

Sipas saj, pikërisht në këtë fazë të jetës, ndjenja e vetmisë mund të jetë veçanërisht e theksuar te disa persona, pasi humbasin ndjenjën e lidhjes ndërsa përpiqen të gjejnë balancën mes presionit të punës dhe detyrimeve familjare.

Problemi i vetmisë është i ndërlikuar dhe nuk ndjek modele të thjeshta demografike. Një nga “faktorët e qartë të rrezikut” është statusi socio-ekonomik.

“Sa më të ulëta të jenë të ardhurat, aq më i madh është rreziku.”

Të punësuarit ndihen më rrallë të vetmuar sesa të papunët.

Sipas studimit, afërsisht një në njëmbëdhjetë persona mbi 43 vjeç ka deklaruar se ndihet “shumë i vetmuar”. Në përgjithësi, njerëzit në gjysmën e dytë të jetës shfaqin një nivel mesatar vetmie.

Ky studim bazohet në të dhënat e Hulumtimit Gjerman për Plakjen (DEAS), i cili çdo vit anketon një mostër përfaqësuese të popullatës së synuar. Autorët kanë përdorur të dhëna nga vitet 2017 dhe 2023

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 13/07/2025 13/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona
14:12 -08/07/2026
​16 subjekte politike nuk arritën të merrnin as nga 1 për qind të votave më 7 qershor
13:53 -08/07/2026
Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha
13:30 -08/07/2026
Këta janë 120 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës
13:10 -08/07/2026
KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc
12:38 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?