KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Stano: BE-ja e gatshme të lehtësojë diskutimet për Asociacionin në takimet e ardhshme të dialogut Kosovë-Serbi
Politikë

Stano: BE-ja e gatshme të lehtësojë diskutimet për Asociacionin në takimet e ardhshme të dialogut Kosovë-Serbi

Kosova News
Kosova News 13:53 -13/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Evropian tha se është i gatshëm që të lehtësojë diskutimet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në kuadër të dialogut në Bruksel. Një zëdhënës i BE-së, Peter Stano tha se çfarëdo propozimi që palët mund të kenë për çështjen e Asociacionit duhet ta bëjnë në kuadër të dialogut.

Stano iu përgjigj kërkesës gjashtëpikëshe me kushte të kryeministrit Kurti për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Kemi marrë parasysh komentet e kryeministrit Kurti në lidhje me Asociacionin/Bashkësinë e Komunave Serbe në Kuvendin e Kosovës më 2 shkurt. Forumi për të diskutuar krijimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave Serbe, si dhe çdo propozim që mund të kenë të dy palët, është në kuadër të dialogut”, tha Stano.

“BE-ja është e gatshme të lehtësojë diskutimet mbi Asociacionin/Bashkësinë në takimet e ardhshme të dialogut”, tha Stano për rtv21.

Kryeministri Albin Kurti, në një paraqitje në Kuvendin e Kosovës prezantoi gjashtë pika për mundësinë e themelimit të Asociacionit, pas një periudhë të gjatë të refuziit për t’u marr me problemin. Trysnia ndërkombëtare ka shtyrë kryeministrin të shqyrtojë mundësinë e themeloit të Asocacionit. Në paraqitjen në Kuvend, Kryeministri Kurti radhiti kushtet:

1. Asociacioni të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në fuqi.

2. Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë/bartë asnjë pushtet publik (apo ekzekutiv) dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave sipas Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisje lokale (kreu 5).

3. Të drejtat e pakicave kombëtare duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane.

4. Para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale në veri të shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.

5. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke dhe pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së në raport me Kosovën.

6. Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë shtetet anëtare të BE-së dhe tek të tjerat, për mospranimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE, që paraqet edhe shkelje të po asaj marrëveshjeje Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013.

Bashkësia ndërkombëtare, në veçanti ShBA-ja i bëri trysni Qeverisë së Kosovës që të nisë zbatimin e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, por tha se në këtë process duhet të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 dhe Kushtetuta e Kosovës. I dërguari i posaçëm i ShBA-së Gabriel Escobar, ndërkohë në një paraqitje të tij ka thënë se marrëveshja për Asocacionin është obligim ligjor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe jo ndërmjet Kurtit dhe Serbisë”.

Ambasadori amerikan në Prishitnë, Jeffrey Hovenier ndërkohë, ka nisur konsultat me përfaqësues të shoqërisë civile, të partive politike dhe institucioneve të Kosovës për çështjen e Asociacionit.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së

Konjufca: Nuk kam synime për postin e presidentit, duhet kompromis ndërmjet partive

Konjufca: Franca, partnere kyç në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

Haddad: Miqësia Francë-Kosovë daton prej kohësh, do të punojmë për një vend më të sigurt

Formimi i institucioneve, Konjufca: PDK-ja mbeti në qëndrimet e vjetra, LDK-ja më e gatshme për marrëveshje

Kosova News 13/02/2023 13/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Murati nënshkruan marrëveshje 60 milionë euro me Agjencinë Franceze për Zhvillim për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
17:52 -27/07/2026
Ekstradohet nga Kosova për në Danimarkë i kërkuari përmes INTERPOL-it
17:49 -27/07/2026
Abdixhiku thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së
15:58 -27/07/2026
Gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë, Policia konfirmon identitetin
15:19 -27/07/2026
Kurti pret në takim ministrin francez Benjamin Haddad
15:17 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?