KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kuvendi të enjten shqyrton rezolutën për faturat e tatimit në pronë
Politikë

Kuvendi të enjten shqyrton rezolutën për faturat e tatimit në pronë

Kosova News
Kosova News 12:36 -13/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar dy seanca për këtë javë.

Në konferencën për media të mbajtur pas mbledhjes së Kryesisë, Kusari-Lila ka thënë se të enjten do të mbahet seancë e rregullt, në rend dite të së cilës do të jetë edhe shqyrtimi i rezolutës për adresimin e çështjes së faturave të tatimit në pronë.

Ndërsa, seanca tjetër është solemne për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe do të mbahet të premten e 17 shkurtit.

“Nga mbledhja e rregullt e Kryesisë së Kuvendit u darkordua që një seancë e re e rregullt e Kuvendit të mbahet në ditën e enjte, më 16 shkurt me propozimet e pikave të rendit të ditës si vijon… shqyrtimin e rezolutës për adresimin e çështjes së faturave të tatimit në pronë. Gjithashtu do të mbajë seancë solemne më 17 shkurt për nder të pavarësisë së vendit”, ka thënë ajo.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Kuvendi duhet t’i ngrejë çështjet madhore për vendin, teksa ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje që për dy vjet në krye të Qeverisë, nuk ka bërë mjaftueshëm.

“Kuvendi i Kosovës dinamikat e veta duhet t’i ngrejë, çështjet madhore për vendin janë duke na trokitur në derë, duke përfshirë çështjen e marrëveshjes, mirëpo mbi të gjitha gjendjen e rëndë sociale ekonomike në vend. I humbëm dy vjet. Nesër është 14 shkurti, 2 vjet nga fitorja e Vetëvendosjes, për dy vjet ka vetëm fjalë dhe asnjë vepër”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së

Kurti pret në takim ministrin francez Benjamin Haddad

Konjufca: Nuk kam synime për postin e presidentit, duhet kompromis ndërmjet partive

Konjufca: Franca, partnere kyç në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

Haddad: Miqësia Francë-Kosovë daton prej kohësh, do të punojmë për një vend më të sigurt

Kosova News 13/02/2023 13/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Murati nënshkruan marrëveshje 60 milionë euro me Agjencinë Franceze për Zhvillim për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
17:52 -27/07/2026
Ekstradohet nga Kosova për në Danimarkë i kërkuari përmes INTERPOL-it
17:49 -27/07/2026
Abdixhiku thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së
15:58 -27/07/2026
Gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë, Policia konfirmon identitetin
15:19 -27/07/2026
Kurti pret në takim ministrin francez Benjamin Haddad
15:17 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?