Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur në një mbledhje të zakonshme për të caktuar rendin e ditës për seancën e ardhshme plenare. Këtë mbledhje e kanë bojkotuar përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për shkak të vonesave të grupeve parlamentare.
E ndërkaq, sot Kuvendi i Kosovës mbanë debat parlamentar rreth zhvillimeve të fundit në dialogun Kosovë – Serbi.
Kryeministri Albin Kurti në seancën e 2 shkurtit, ka treguar gjashtë kushtet në mënyrë që të pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Sipas tij, ai nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive e të zbatohet pas marrëveshjes finale.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës i ka dhënë në parim mbështetje planit franko-gjerman, duke e konsideruar si bazë të mirë për zhvillimet e mëtejshme të dialogut.


