Qeveria e Kosovës ka prezantuar pesë ngjarjet kryesore – të arriturat e javës së kaluar.
Sipas zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu, e arritur e javës është miratimi i ligjit për Byronë për Konfisikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
”Byroja pritet të funksionalizohet deri në fund të vitit“, ka shkruar Kryeziu në Facebook.
Po ashtu si sukses ai e ka listuar edhe nismën ”Super Puna“ me të cilën synohet të punësohen 10 mijë të rinj në Kosovë.
Po ashtu përmenden edhe shkatërrimet e disa laboratorëve të drogës, sikur ata të djeshmit që ndodhën në veri të Mitrovicës.
Zëdhënësi i Qeverisë përmendi edhe dy të arritura të tjera.
“Miratohen në Qeveri tri marrëveshjet nga Procesi i Berlinit, për më shumë liri të lëvizjes dhe mundësi më të mëdha punësimi në Ballkanin Perëndimor. Ndahet buxheti për pagesën e 580 specializantëve me vetëfinancim dhe 10 specializantëve me vetëfinancim nga Republika e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, për vitin 2023”, ka thënë ai.


