KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Historia e vërtetë tragjike mbi të cilën u frymëzua përralla e famshme “E bukura dhe bisha”
Kulturë

Historia e vërtetë tragjike mbi të cilën u frymëzua përralla e famshme “E bukura dhe bisha”

Kosova News
Kosova News 15:08 -12/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndërsa përralla e famshme “E bukura dhe bisha” ka një fund të lumtur, historia e vërtetë mbi të cilën u bazua ajo ka një fund tragjik. E botuar për herë të parë në Francë si “La Belle et la Bête”, përralla e famshme për fëmijë e viteve 1740 u frymëzua pjesërisht nga jeta e pazakontë e të ashtuquajturit ‘njeriu i egër’ Petrus Gonsalvus dhe nga martesa e tij me një grua të re e të bukur të quajtur Katerina.

I lindur në Tenerife të Spanjës në vitin 1537, dhe i dhënë si dhuratë për Mbretin e Francës Henri II në vitin 1547, Pedro Gonzalez vuajti nga një gjendje e panjohur që tani njihet si hipertrikoza ose Sindroma e Ujkut, e cila bëri që fytyra dhe trupi i tij të mbuloheshin me shumë qime.

Deri më sot ka pasur më pak se 50 raste të dokumentuara.

Në oborrin mbretëror të Henrit, Pedro shihej si një kuriozitet ekzotik, njësoj si xhuxhët, gjigantët dhe gaztorët.

Megjithatë, pasi vlerësoi intelektin e tij, mbreti Henri vendosi që t’i ndryshonte emrin ‘bishës’ në Petrus Gonsalvus dhe ta arsimonte. Me kalimin e kohës, ai mësoi tre gjuhë, dhe detajet e sjelljes së duhur në një oborr mbretëror.

Ndërsa ka pak të dhënave arkivore mbi jetën e tij, në vitin 2021 “Revista de Historia Canaria” shkruante se bazuar në dokumentet e zbuluara së fundmi, Petrus Gonsalvus kishte arritur të integrohej mirë në jetën e oborrit. Kur mbushi të 20-at, ai ishte bërë kamerier në tryezën mbretërore.

Më pas studioi për drejtësi, u bë një tregimtar i monarkut të ri Sharlit IX, dhe nga viti 1582 nisi të jepte leksione të jurisprudencës në Universitetin e Sorbonës.

Megjithatë, disa rrëfime tregojnë se pas vdekjes së Henrit, gruaja e tij e pamëshirshme Katerina de Mediçi vendosi të kryente një eksperiment për të zbuluar se çfarë lloj fëmijësh do të prodhonte njeriu i saj i egër.

Në 1570 Petrus u martua me Katerina Rafelin, vajzën e bukur të një tregtari francez. Përpara dasmës mbretëresha nuk e paralajmëroi vajzën mbi pamjen e burrit të saj të ardhshëm. Reagimi i saj mundet vetëm të imagjinohet. Megjithatë, gjatë martesës së tyre të gjatë, 4 nga 7 fëmijët e tyre lindën me hipertrikozë.

Në dallim nga fundi përrallor i filmit vizatimor të realizuar nga Disney, Pedro vazhdoi të shihej si një çudi e rrallë. Pasi u dallua në gjykatën franceze, Pedro dhe familja e tij u dërguan jashtë vendit, në mënyrë që anëtarët e familjes mbretërore të Evropës të mund t’i binin në sy. Libri “Vajzat e mrekullueshme leshatore: Motrat Gonzales dhe botët e tyre” përshkruan se si fëmijët e Gonzalez iu dhuruan fisnikëve të tjerë dhe u trajtuan si kafshë shtëpiake në oborr.

Çifti i jetoi vitet e fundit të jetës në Itali. Sipas dokumentarit të Smithsonian Channel “The Real Beauty and the Beast”, fakti që nuk ka asnjë të dhënë për vdekjen e Pedros mund të jetë për shkak se ai tragjikisht nuk u konsiderua plotësisht njerëzor dhe kështu nuk i përshtatej një varrimi tradicional të krishterë.

Gjithashtu lexoni:

Ndahet nga jeta Beqir Beqiri, organizatori dhe punëtori shumëvjeçar i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Bogujevci takon grupin “Fontana” në 50-vjetorin e themelimit

Po avancojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë

I jepet lamtumira e fundit Koço Qendros, ikonës së teatrit shqiptar

Sunny Hill Festival 2026 zbulon programin e plotë: Prishtina bëhet gati për tri ditë muzikë botërore

Kosova News 12/02/2023 12/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Rriten sërish çmimet e derivateve, nafta arrin në 1.69 euro për litër
09:23 -24/07/2026
Sot nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë
08:40 -24/07/2026
SHBA-ja vendos tarifa ndaj dhjetëra partnerëve tregtarë
08:37 -24/07/2026
Haxhiu sot mban konferencë për media
08:33 -24/07/2026
Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?