Një vjedhje ka ndodhur në mëngjesin e të dielës në zyrat e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Bifurkacioni” në Ferizaj.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli pohoi se vjedhja është raportuar në mëngjes.
Sipas tij, është vjedhur DWR i kamerave nga zyrat e “Bifurkacionit”.
“Sot, rreth ore 06:14 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në Kompaninë Rajonale të Ujsjellësit ” Bifurkacioni” në Ferizaj është një rast i vjedhjes. Policia e rendit e më pas policët hetues të stacionit në Ferizaj kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për ta hetuar rastin. Nga hetimet e para është mësuar se janë thyer dyert e zyrave dhe janë demoluar zyret dhe nga aty është vjedhur DWR e kamerave të sigurisë. Policët hetues janë duke punuar intenisvisht, duke grumbulluar informacione që ky rast të zbardhet sa më shpejtë”, tha Veseli.


