KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadorët e ShBA-së në Serbi: Të gjithë e kishin temë çështjen me Kosovën, Hilli u dërgua për ta mbyllur atë
Politikë

Ambasadorët e ShBA-së në Serbi: Të gjithë e kishin temë çështjen me Kosovën, Hilli u dërgua për ta mbyllur atë

Kosova News
Kosova News 22:32 -11/02/2023
Shpërndaje
Kristofer Hil foto Aleksandar Roknic
Shpërndaje

Deri në vitin 2012, një nga temat kryesore të ambasadorëve amerikanë në Serbi, e cila më pas u hoq nga rendi i ditës, ishte bashkëpunimi i Serbisë me Tribunalin e Hagës. Dy të tjerat – përmirësimi i marrëdhënieve pas bombardimeve të NATO-s dhe çështja e Kosovës mbeten edhe sot e kësaj dite, shkruan N1.

Administrata të ndryshme dërguan ambasadorë të ndryshëm dhe çështja e Kosovës u trajtua në stile të ndryshme, edhe pse me të njëjtin qëllim. Christopher Hill është ambasador për gati një vit dhe është e qartë se SHBA-ja beson se ka ardhur koha për ta hequr Kosovën nga rendi i ditës.

Në 10 vitet e fundit, katër ambasadorë amerikanë janë zëvendësuar në Serbi. Secili prej tyre kishte stilin dhe performancën e vet të shpallur tashmë në video prezantime promovuese në kanalin zyrtar në YouTube të Ambasadës Amerikane në Beograd.

Christopher Hill, raporton N1, nuk ka pasur nevojë të prezantohet me publikun vendas, i cili e ka takuar atë në fund të viteve nëntëdhjetë, kur ai ishte i dërguar special për Kosovën.

“Nga këndvështrimi i opinionit vendor, të gjithë këta ambasadorë maten përafërsisht me një kriter – sa simpati NXISIN apo çfarë përshtypjesh lënë tek publiku vendas”, thotë komentuesi i politikës së jashtme, Dragan Biseniq.

Një nga agjendat kryesore të të gjithë ambasadorëve amerikanë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me idenë që përfundimisht edhe Serbia ta njohë atë pavarësi. Kështu edhe deklaronin ata. Kështu Kirby, për shembull, tha se normalizimi nënkupton anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

“Nuk është e lehtë për ne si një vend i vogël t’i përgjigjemi asaj që tha ambasadori amerikan mëngjesin e sotëm. Gjithçka që mund të them dhe t’i përgjigjem kësaj është se Serbia ka politikën e saj”, tha Aleksandar Vuçiq në fund të dhjetorit 2015.

Kyle Scott, i emëruar në mandatin e dytë të Barack Obamas, tregoi, me sa duket, më pak takt dhe arriti të zemërojë nikoqirët me deklaratat e tij për Kosovën, duke këmbëngulur se Qeveria e Kosovës nuk është e ashtuquajtur, sepse për SHBA-në Kosova është një shtet.

“Do të ishte mirë nëse ekselenca e tij do të tregonte pak më shumë respekt për vendin pritës, do të ishte e sjellshme”, tha Vuçiqi në atë kohë.

Scott, me emrin e të cilit luanin tabloidët, nuk ngurroi të komentonte: “Informer është llumi më i zakonshëm, siç thotë kryeministri juaj”.

Ambasadori i radhës u emërua nga administrata e Donald Trump. Godfrey tregoi dashurinë e tij për peizazhet, gastronominë dhe zakonet e Serbisë. Mirëpo, gjatë kohës së tij u nënshkrua Marrëveshja e Uashingtonit, ku Serbia mori përsipër të mos lobojë për tërheqjen e njohjeve për një vit dhe Kosova të mos kërkojë të pranohet në organizatat ndërkombëtare.

Ambasadori aktual, Christopher Hill, është më aktiv se çdo paraardhës i tij dhe duket se është dërguar për të përfunduar çështjen e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, siç e sheh Amerika.

Biseniq thotë se Hilli demonstron moderim, vetëdije për delikatesën e situatës dhe përpiqet të mos shkaktojë polemika me performancën e tij.

“Sidomos sepse pozita dhe pozicioni i ambasadorit në administratën aktuale është shumë më i fortë se kurrë më parë. Ambasadorët tani janë në gjendje t’i japin njëfarë vule personale politikës që SHBA-ja po udhëheq në rajone, në mënyrë që ata vetë të propozojnë disa masa që më pas do të zbatohen nga Departamenti i Shtetit”, thotë Biseniq.

Kthimi i Hillit në këtë rajon përkon me fillimin e luftës në Ukrainë – një ngjarje me rëndësi gjeopolitike, e cila sigurisht ka ndikim si në llojin, ashtu edhe në intensitetin dhe përshpejtimin e presioneve dhe stimujve si për Beogradin ashtu edhe për Prishtinën.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së

Konjufca: Nuk kam synime për postin e presidentit, duhet kompromis ndërmjet partive

Konjufca: Franca, partnere kyç në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

Haddad: Miqësia Francë-Kosovë daton prej kohësh, do të punojmë për një vend më të sigurt

Formimi i institucioneve, Konjufca: PDK-ja mbeti në qëndrimet e vjetra, LDK-ja më e gatshme për marrëveshje

Kosova News 11/02/2023 11/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së
15:58 -27/07/2026
Gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë, Policia konfirmon identitetin
15:19 -27/07/2026
Kurti pret në takim ministrin francez Benjamin Haddad
15:17 -27/07/2026
Dugolli viziton Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit
14:58 -27/07/2026
Dogana kap mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 15 mijë euro
14:51 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?