KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » AAK-ja jep detaje për vizitën që Haradinaj ka bërë në ShBA
Politikë

AAK-ja jep detaje për vizitën që Haradinaj ka bërë në ShBA

Kosova News
Kosova News 13:13 -11/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri në konferencën e ftuar për media ka treguar për vizitën e kryetarit dhe delegacionit të partisë, Ramush Haradinaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë qëndrimit atje,Tahiri tha Haradinaj u takua me senatorë dhe kongresmenë të rëndësishëm në Uashington.

“Për ne vizita në ShBA ka qenë mundësi e jashtëzakonshme për takime të rëndësishme në Ëashington. Haradinaj është takuar me Escobar, kongresmentin e majtë Richard Torres, senatorin Mike Lee, e shumë të tjerë të Departamanetit të shtetit”, tha Tahiri.

Shefi i GP të AAK-së tregoi gjithashtu se Haradinaj ka marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit, ku të pranishëm ka qenë zyrtarë të lartë të dhjetëra shteteve të botës.

“Kemi pasur mundësi që në Lutjet e Mëngjesit gjatë takimit me komunitete dhe liderë botërorë të përçojmë zërin e Kosovës dhe shqetësimeve aktuale tona atje. Gjatë vizitës në Pentagon, Ramush Haradinaj ka diskutuar për rolin e ShBA-së në sigurinë e vendit tonë”, tha Tahiri.

Ai gjithashtu përmendi se kanë bërë nderime te varri i senatorit Bob Doyle së bashku me përfaqësues të komunitet shqiptar.

“Së bashku me përfaqësues të komunitetit shqiptar kemi bërë homazhe te varri i senatorit Bob Doyle, për të mos harruar asnjëherë angazhimin dhe ndihmën e atyre që s’janë më në rolin e tyre për mbrojtjen e Kosovës”, u shpreh ai.

Tahiri theksoi se gjatë takimeve me kongresmenë dhe senatorë kishte qëllim për të ndihmuar dhe shtyrë përpara agjendën e Kosovës në Uashington.

Ai përmendi se nga këto takime, ShBA-ja asnjëherë nuk ka qenë më e angazhuar ndaj Kosovës që ajo të merr drejtim të sigurtë drejt të ardhmes.

“Populli dhe qeveria e Kosovës duhet ta dijë gjithmonë se roli i ShBA-së është jetik dhe na duhet angazhim konkret dhe serioz t’i përmbahemi agjendës së saj. Roli i ShBA-së për dialogun dhe arritjen e marrëveshjes është i ndershëm, konstruktiv dhe është transparent”, u shpreh Tahiri.

Tahiri ritheksoi se porositë nga ShBA-ja ishin të qarta.

“Koha është tash. ShBA-ja janë mik dhe mbështetës në shtetndërtimin e Kosovës që nga fillimi dhe të gjithë duhet ta kemi këtë fakt parasysh”, përfundoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet

Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve

Numërohen mbi 35% e votave me postë: VV e para bindshëm, LDK e dyta dhe PDK e treta

Prishtina drejt përfundimit të numërimit: Kurti kandidati më i votuar, mbeten vetëm 10 vendvotime

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari

Kosova News 11/02/2023 11/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet
19:53 -13/06/2026
Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve
19:33 -13/06/2026
​Nga sheshi “Skënderbej” te Kryeministria, qytetarët në Tiranë ringrenë zërin kundër ndërtimit në Zvërnec
19:29 -13/06/2026
Numërohen mbi 35% e votave me postë: VV e para bindshëm, LDK e dyta dhe PDK e treta
19:23 -13/06/2026
Dita e 14-të, nis grumbullimi i protestuesve. Vendosen atlete para Kryeministisë në simbol të largimit të shqiptarëve
18:22 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?