KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Diplomati serb: Kur Rusia ka interesat e saj, Serbinë e vë në plan të dytë
Politikë

Diplomati serb: Kur Rusia ka interesat e saj, Serbinë e vë në plan të dytë

Kosova News
Kosova News 12:56 -10/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-ambasador i Serbisë në Francë, Radomir Dikliq, ka komentuar deklaratat e ambasadorit të Rusisë në Serbi, Aleksandar Bochan-Kharchenko, i cili ka deklaruar se Beogradi zyrtar nuk duhet të pranojë planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë.

Sipas Dikliq qëndrimet e ambasadorit rus përfaqësojnë qartë ata të cilët në Serbi çmojnë se duhet refuzuar planin franko-gjerman, i cili tashmë është zyrtarisht plan i Bashkimit Evropian (BE), me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ai ka theksuar se Moska mbështet të gjithë ata të cilët janë për mospranimin e planit të ofruar, pavarësisht çmimit që do të paguajnë qytetarët e Serbisë.

“Rusia, përmes ambasadorit të saj, deri më tani ka mbështetur më qartë dhe më hapur të gjitha pjesët pro-ruse të shoqërisë serbe, qofshin ato parti politike në tërësi apo pjesë e anëtarësisë së tyre, Kishën Ortodokse Serbe, një pjesë të intelektualëve dhe elitës qytetare…”, ka thënë Dikliq në një intervistë për Danas.

Mirëpo sipas tij historia e marrëdhënieve serbo-ruse është plot me zhgënjime të Serbisë me qëndrimin e Rusisë.

“Për mua, më interesant është konstatimi i ambasadorit Bocan-Kharchenko se ‘problemi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të zgjidhet pas përfundimit të luftës në Ukrainë, të cilën Rusia – natyrisht – do ta fitojë’. Shtrohen disa pyetje: Edhe po të jetë kështu, a do të thotë kjo një Jaltë e re? A do të thotë kjo se Serbia duhet të sakrifikojë të ardhmen e saj të afërt për shkak të ‘të ardhmes së ndritur’ të pasigurt të cilën e ofron Rusia? Do të kishte këtu edhe pyetje të tjera. Vetëm po rikujtoj se historia e marrëdhënieve serbo-ruse është plot me zhgënjime të Serbisë me qëndrimin e Rusisë, kur interesat ruse ishin në pikëpyetje. Serbët përherë do të shkonin në plan të dytë”, është shprehur Dikliq.

Gjithashtu lexoni:

Konjufca: Nuk kam synime për postin e presidentit, duhet kompromis ndërmjet partive

Konjufca: Franca, partnere kyç në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

Haddad: Miqësia Francë-Kosovë daton prej kohësh, do të punojmë për një vend më të sigurt

Formimi i institucioneve, Konjufca: PDK-ja mbeti në qëndrimet e vjetra, LDK-ja më e gatshme për marrëveshje

Ministri francez në Kosovë, MPJD njofton për marrëveshjet që do të nënshkruhen

Kosova News 10/02/2023 10/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Një muaj paraburgim për 26-vjeçarin që dyshohet se vrau babain e tij në Strellc të Deçanit
14:34 -27/07/2026
Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj Milorad Gjokoviqit për krime lufte
14:15 -27/07/2026
Haxhiu takon përfaqësuesit e “Albanians for America”
13:48 -27/07/2026
Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore
13:45 -27/07/2026
Dogana ndalon produkte të padeklaruara në Han të Elezit, dyshohet se rrezikonin shëndetin e qytetarëve
13:05 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?