KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE: Plani evropian shans historik, të shfrytëzohet nga të dyja palët – kërkohet zbatimi i marrëveshjes, duke përfshirë edhe Asociacionin
Politikë

BE: Plani evropian shans historik, të shfrytëzohet nga të dyja palët – kërkohet zbatimi i marrëveshjes, duke përfshirë edhe Asociacionin

Kosova News
Kosova News 12:11 -10/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Të enjten u mbajt samiti i liderëve të Bashkimit Evropian, ndërkaq përveç zhvillimeve në Ukrainë është diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi, gjersa Këshilli Evropian ka dalë me tri konkluzione në këtë drejtim.

Në këto konkluzione thuhet se Plani evropian është një shans historik dhe se duhet të shfrytëzohet nga të dyja palët.

Në dokumentin e publikuar me konkluzione thuhet se në kohën e tensioneve të fundit në veri të Kosovës, Këshilli Evropian nënvizon nevojën urgjente për përparim në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

“Këshilli Evropian mirëpret propozimin e fundit evropian për të vendosur marrëdhëniet midis të dyja palëve në një bazë të re dhe të qëndrueshme si një shans historik që duhet të shfrytëzohet nga të dyja palët, duke përfshirë edhe realizimin e perspektivës së tyre evropiane”, thuhet në konkluzionin e dytë.

Këshilli Evropian u kërkon të dyja palëve që të zbatojnë plotësisht dhe pa kushte detyrimet për të cilat janë zotuar në kuadër të dialogut, përfshirë marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015 për krijimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe.

Në dokumentin e dalë nga samiti përveç çështjes së Ukrainës dhe dialogut për Kosovën, shkruhet edhe për çështjet ekonomike, migrimin, kontrollin në kufijtë e BE-së, tërmetin në Turqi e Siri, etj.

Ndryshe, para se të mbahet samiti, përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se së shpejti do t’i ftojë në një takim në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Propozimi (plani evropian) është në tavolinë. Do t’i ftojë të dy liderët të vijnë në Bruksel së shpejti….për të shtyrë para këtë propozim”, ka thënë ai, raporton Telegrafi.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së tha se është koha për punë konstruktive pasi periudhën e fundit “është shkuar nga kriza në krizë”.

“Do t’u kërkoj që të punojnë seriozisht në këtë propozim që është mënyra e vetme për të provuar për të zgjidhur dhe normalizuar marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë… Kemi kaluar nga kriza në krizë dhe tani është koha për deskalim dhe të punojmë në mënyrë konstruktive”, ishte shprehur Borrell.

Gjithashtu lexoni:

Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu thërret në takim liderët e partive politike

Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh

Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit

Haradinaj takohet me ministrin francez, shpalos ofertën e Aleancës për krijimin e institucioneve

Kusari-Lila: Punimet për Parkun Industrial në Frashër po ecin shumë mirë

Kosova News 10/02/2023 10/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
90%
Tue
29 °C
Wed
32 °C
Thu
34 °C
Fri
35 °C
Sat
33 °C

Lajmet e Fundit

AUV apel fermerëve pas rasteve të lisë së dhenve dhe dhive në katër komuna
15:46 -28/07/2026
Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu thërret në takim liderët e partive politike
15:36 -28/07/2026
Sulmi në “Ibër-Lepenc”, Ademi: Ekspertiza e ADN-së është kryer në Prishtinë, në Itali janë dërguar rezultatet për interpretim
15:02 -28/07/2026
Dyshohet për varrezë masive në Zubin Potok
14:27 -28/07/2026
Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës
13:50 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?