Telekomi i Kosovës ka hapur sot ankandin për shitjen e automjeteve të vjetërsuara.
Veturat të cilat janë në shitje gjenden në objektin e transportit të Telekomit të Kosovës në zonën industriale në Prishtinë dhe ata të cilët duan të dinë më shumë për gjendjen e tyre mund t’i shohin ato aty nga sot deri më 28 shkurt.
Ankandi për dorëzimin e ofertave do të jetë i hapur deri më 2 mars dhe të interesuarit duhet ta bëjnë dorëzimin e ofertave të tyre në platformën e-prokurimi.


