Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të enjten mbrëma në fshatin Lubozhdë të Istogut.
Sipas Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, bëhet fjalë për një vetaksident që ka ndodhur në orën 18:50 të mbrëmjes.
Deri tek aksidenti sipas njoftimit ka ardhur pasi vozitёsi ishte duke qarkulluar nё rrugën Istog-Vrellё dhe i njëjti nuk ka përshtatur shpejtësinë dhe ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Vdekjen e tij e ka konstatuar në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor.
“Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion”, thuhet ndër të tjera në njoftim policor.


