KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kamberi: Serbia t’i zbatojë për shqiptarët të drejtat që kërkon për serbët
Politikë

Kamberi: Serbia t’i zbatojë për shqiptarët të drejtat që kërkon për serbët

Kosova News
Kosova News 14:19 -09/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, thotë se Serbia duhet të zbatojë për shqiptarët, por edhe pakicat e tjera në Serbi, po ato të drejta që i kërkon për serbët e Kosovës. Ai thotë se Lugina e Preshevës do të jetë gjithnjë burim i problemeve, nëse çështja e saj nuk zgjidhet në marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Radio Kosova: Zotëri Kamberi, Kosova në Bruksel ka nënshkruar marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili në thelb është edhe asociacion një etnik. Marrë parasysh këtë, a duhet të kërkojnë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës formimin e një asociacioni me shumicë shqiptare në Serbi?

Shaip Kamberi: Po, qëndrimi ynë është më tepër i orientuar si kërkesë për zbatimin e parimeve universale e të cilat do të vendosen për mbrojtjen e parimeve në Ballkanin Perëndimor. Ajo që ne e mbrojmë si parim është që ato që Serbia i kërkon për pakicën e vet në Kosovë, t’i zbatojë për pakicat e tjera brenda territorit të vet. Dialogu apo marrëveshja themelore me Serbinë, për të cilën po bisedohet se duhet të nënshkruhet, duhet të jetë e zbatueshme në mënyrë universale për sa i përket të drejtave të pakicave.

Radio Kosova: Por për vendet e rezervuara, për shqiptarët, por edhe për grupet e tjera të komuniteteve në Serbi, a keni kërkuar që të keni vende të rezervuara në Parlamentin e Serbisë?

Shaip Kamberi: Jo vetëm serbët e Kosovës, por edhe serbët në Kroaci i kanë vendet e rezervuara. Pra, në rajon zbatohet një politikë afirmative për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe në radhë të parë në këtë aspekt, pra në përfaqësimin e tyre në institucionin më të lartë të shtetit, gjë që në Serbi kjo nuk ekziston. Ajo që është si lehtësim është ai pragu natyror që kërkohet për pakicat por megjithatë, për të marrë një mandat një pakice në Serbi, i duhet të marrë minimum 14 mijë vota. Kështu që një ndër zgjidhjet që do të lehtësonte zgjidhjen e përfaqësimit të pakicave janë edhe vendet e rezervuara në parlament, të cilën Serbia nuk po e aplikon akoma. Prandaj të gjitha parimet që vendosen në marrëveshjen eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të kenë vlera universale në tërë Ballkanin Perëndimor. Ne e kemi cilësuar se Lugina e Preshevës do të jetë edhe në të ardhmen burim i krizave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nëse ajo tash me këtë marrëveshje nuk do të trajtohet. Prandaj e shohim edhe si mundësi të mirë, ndoshta edhe mundësia e fundit që çështja e shqiptarëve të Preshevës të jetë pjesë e agjendës së bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Radio Kosova: Ideja e vendeve të rezervuara, ideja e asociacionit një etnik, a duhet të diskutohet, por edhe të përkrahet, për shqiptarët e Luginës nga Shqipëria dhe Kosova?

Shaip Kamberi: Besoj që Kosova është në drejtimin e duhur kur flet  për parimet universale në dialog me Serbinë, dhe kjo është ajo që e kërkojmë edhe ne. Ne nuk po themi në mënyrë konkrete se a duam asociacion. Ne po kërkojmë që ato që Kosova i garanton për serbët në Kosovë, të jenë të zbatueshme edhe për neve në Luginë të Preshevës. Pra, se cili do të jetë qëndrimi i Kosovës në këto bisedime, është pjesë e Qeverisë dhe e shoqërisë së Kosovës që të vendosë mirëpo, ne kërkojmë që Kosova të këmbëngulë që në kuadër të këtyre bisedimeve të kërkojë që e njëjta të jetë e zbatueshme edhe për shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Gjithashtu lexoni:

Konjufca: Nuk kam synime për postin e presidentit, duhet kompromis ndërmjet partive

Konjufca: Franca, partnere kyç në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

Haddad: Miqësia Francë-Kosovë daton prej kohësh, do të punojmë për një vend më të sigurt

Formimi i institucioneve, Konjufca: PDK-ja mbeti në qëndrimet e vjetra, LDK-ja më e gatshme për marrëveshje

Ministri francez në Kosovë, MPJD njofton për marrëveshjet që do të nënshkruhen

Kosova News 09/02/2023 09/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Dogana ndalon produkte të padeklaruara në Han të Elezit, dyshohet se rrezikonin shëndetin e qytetarëve
13:05 -27/07/2026
Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare e mashtrim në prokurim publik
12:19 -27/07/2026
Kosova siguron kredi prej 60 milionë eurosh për Fshatin Olimpik të Lojërave Mesdhetare 2030
12:16 -27/07/2026
Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Podujevë: Gjashtë të arrestuar, i dyshuari kryesor në arrati
11:34 -27/07/2026
Konjufca: Nuk kam synime për postin e presidentit, duhet kompromis ndërmjet partive
11:31 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?