KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ujkani: Platforma e punësimit “Superpuna” për 10 mijë persona është platforma e parë në rajon nga Qeveria Kurti
Politikë

Ujkani: Platforma e punësimit “Superpuna” për 10 mijë persona është platforma e parë në rajon nga Qeveria Kurti

Kosova News
Kosova News 12:09 -09/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Financave, Punëve dhe Transfereve e ka lansuar ditë më parë Platformën për Punësim të të rinjve. Kjo skemë parasheh subvencionimin e pagës në shumë deri 264 euro nga Qeveria e Kosovës për gjashtë muajt e parë të punësimit të të rinjve në Kosovë.

Deputetja Fjolla Ujkani tha sot gjatë seancës plenare në Kuvend se platforma “Superpuna” e prezantuar nga Qeveria, është politikë afatgjate për krijimin e mundësive të reja për të rinjtë që janë të papunë, të cilët do të kenë mundësinë të trajnohen e të përfitojnë aftësi pune dhe eventualisht të qëndrojnë në ato pozita në periudhë më afatgjate.

“Qeveria për çdo të ri dhe të re përmes platformës SuperPuna do të subvencionojë 264 euro të pagës  nga punëdhënësi për gjashtë muajt e parë.  Kjo masë nga ana e ekzekutivit është një tregues serioz në ndërtimin e një perspektive jetësore për punësimin e të rinjve”, ka thënë Ujkani.

Ajo tha se efektet do të jenë të shumëanshme, ku përveç të rinjve – përfitues do të jenë sektori publik, ai privat, organizatat joqeveritare dhe shoqëria civile.

Ajo pohoi se për gjashtë muajt e parë paga mbulohet nga Qeveria, ndërsa potenciali i tyre i punës koontribuon në zhvillimin e aktiviteteve ekonomike të secilit sektor të punës.

“Platforma “Superpuna”, është hap shumë i mirë në lejimin e një mundësie për të rinjtë. Synimi i Qeverisë është që brenda këtyre 6 muajve të ketë lehtësim të sektorit privat në punësimin e të rinjve tanë, si dhe shumë prej tyre ta përdorin këtë afat 6 mujorë për trajnim, të cilët pastaj edhe pas gjashtë muajve të vazhdojnë të kenë një pozitë stabile”, ka thënë deputetja Ujkani

Ajo thekoi se Platforma e punësimit superpuna për të rinjtë është  platforma e pare kreative që implementohet në rajon, masë kjo që pritet të stimuloj të rinjtë në tregun e punës dhe njëherit ndihmon sektorin privat dhe njëkohësisht kontribuon në rritjen ekonomike të vendit.

“Shumë të rinj e të reja gjatë studimeve dhe pas përfundimit të tyre e kanë tejet të vështirë të kyçen në tregun e punës, dhe kjo për shkak se nuk kanë përvojë pune, meqenëse kërkesa bazike nga punëdhënësit është “përvoja e punës.” Kurse tani me këtë masë kjo ua lehtëson sektorit privat t’i punësoj të rinjtë dhe të rejat që ta fitojnë këtë përvojë pune duke u subvencionuar nga qeveria.  Pra kjo masë është tejet e mirësearddhur sepse me anë të kësaj platforme Qeveria e Kosovës garanton punën e parë për secilin të ri e të re, duke mbështetur 10 mijë vende të reja të punës për të rinjtë mes moshës 18-25 vjeç, dhe njekohesisht sektori privat do te ndihmohet.  Kjo masë pra qytetarë të dashur tregon se ne po i mbahemi zotimeve tona, pra Punë dhe drejtësi, qe  kanë qenë dy fjalët kyçe që kemi potencuar para qytetarëve dhe me hapa të sigurt po shkojmë drejt jetësimit të tyre”, ka thënë mes tjerash ajo.

Lansohet platforma për punësimin e të rinjve, Qeveria jep 264 euro për secilin të punësuar

Gjithashtu lexoni:

Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha

Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet

Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve

​Nga sheshi “Skënderbej” te Kryeministria, qytetarët në Tiranë ringrenë zërin kundër ndërtimit në Zvërnec

Numërohen mbi 35% e votave me postë: VV e para bindshëm, LDK e dyta dhe PDK e treta

Kosova News 09/02/2023 09/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Trump: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit
21:22 -13/06/2026
KEK anulon tenderin për furnizim me pjesë rezervë të një mekanizmi
20:33 -13/06/2026
Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha
20:22 -13/06/2026
Thirrjet kundër Ramës në koncertin e Ylli Limanit, reagon kryeministri- Të neveritshme!
20:08 -13/06/2026
Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet
19:53 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?