KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Propozimi franko-gjerman është marrëveshje bazike, por jo përfundimtare – s’mund të ketë finale pa njohje të ndërsjellë
Politikë

Kurti: Propozimi franko-gjerman është marrëveshje bazike, por jo përfundimtare – s’mund të ketë finale pa njohje të ndërsjellë

Kosova News
Kosova News 12:05 -09/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se propozimi evropian, që po njihet si franko-gjerman, është një propozim, një kornizë për marrëveshje bazike, e jo përfundimtare.

“Nuk është finale, është sërish një kornizë, është marrëveshje bazike, por jo përfundimtare. Kjo marrëveshje, që ka paragrafë e fjali të tëra që merren nga modeli i dy Gjermanëve, sërish është veçse një marrëveshje bazë, jo marrëveshje ligjërisht obliguese, ndërkombëtarisht obliguese çfarë na duhet”, ka thënë Kurti në seancë të Kuvendit.

Ai ka thënë se duhet proces i gjatë negociator për të arritur deri te një marrëveshje.

Kurti tutje tha se marrëveshje finale pa njohje të ndërsjellë s’mund të ketë.

Kurti – opozitës: Fjalët që mi thoni mua, thoni edhe Escobarit, shërbim më të madh Kosovës nuk mundeni me i bë

“Kemi mosnjohje reciproke. Ajo çfarë na duhet është njohja e ndërsjellë. Marrëveshje finale pa njohje reciproke në qendër s’mund të ketë. Nuk është finale. Marrëveshja sipas modelit të dy Gjermanive, e bën ndarjen e njohjes reciproke në ndarje de facto dhe de jure. Andaj po të thoshim diçka për atë propozimin që na është ofruar, aty paragrafët që merren nga modeli i dy Gjermanive i vitit 1972, janë paragrafë që pikërisht i referohen asaj njohjes de facto. Në kuadër të preambulës, i ka pesë fjali, është edhe trashëgimia e së kaluarës. Duhet kuptuar nuk janë as vetëm dy faqe taman. Është tekst i përgjithshëm e i shkurtër. Kur thuhet në anglisht, ‘legacy of paste’, trashëgimia e së kaluarës, do shumë punë e definim të asaj për të adresuar. Ne në këtë kuptim jemi fillim të fillimit. Në preambulë ka referencë për pakicat kombëtare, por çfarë do të bëhet me këtë togfjalësh varet nga zhvillimet politike e procesi i mëtutjeshëm negociator. Ajo çfarë kam thënë nga shtatori, ky propozim paraqet bazë të mirë për diskutim të mëtutjeshëm, e platformë solide për të ecur para. Se kam refuzuar propozimin, por kam thënë se diskutime e mëtutjeshëm mbi këtë bazë do të mund të bëjmë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti pyet: Pse Serbia nuk ua mundëson Asociacionin një-etnik minoriteteve të veta

Gjithashtu lexoni:

Konjufca: Nuk kam synime për postin e presidentit, duhet kompromis ndërmjet partive

Konjufca: Franca, partnere kyç në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

Haddad: Miqësia Francë-Kosovë daton prej kohësh, do të punojmë për një vend më të sigurt

Formimi i institucioneve, Konjufca: PDK-ja mbeti në qëndrimet e vjetra, LDK-ja më e gatshme për marrëveshje

Ministri francez në Kosovë, MPJD njofton për marrëveshjet që do të nënshkruhen

Kosova News 09/02/2023 09/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare e mashtrim në prokurim publik
12:19 -27/07/2026
Kosova siguron kredi prej 60 milionë eurosh për Fshatin Olimpik të Lojërave Mesdhetare 2030
12:16 -27/07/2026
Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Podujevë: Gjashtë të arrestuar, i dyshuari kryesor në arrati
11:34 -27/07/2026
Konjufca: Nuk kam synime për postin e presidentit, duhet kompromis ndërmjet partive
11:31 -27/07/2026
Drejtori i “Ibër-Lepencit”: Sulmi shkaktoi mbi 376 mijë euro dëm, furnizimi me ujë u ndërpre pesë ditë
11:29 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?