Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj ka folur për gjendjen e rënduar ekonomike të qytetarëve të vendit si dhe për ndihmën që nuk iu është ofruar ende nga Qeveria e Kosovës, komunave të prekura nga përmbytjet e fundit.
Kadrijaj gjatë fjalës së saj në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se qytetarët janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe kërkoi sqarime nga Qeveria e Kosovës se çfarë është bërë deri më sot për të ju dal në ndihmë qytetarëve të vendit të cilët janë prekur nga përmbytjet e fundit.
Ajo tha se qytetarëve të Komunës së Skënderajt pas përmbytjeve, kryeministri Kurti nuk iu ka dal në ndihmë.
“Këto ditët e fundit në vend ndodhën edhe vërshime. Por më së shumti që ndodhën ishte në Komunën e Skënderajt. A ishte në nivel të detyrës Qeveria e Kosovës, kur e vizitoi Skënderajn dhe sa është përkrahja e qeverisë për këtë komunë? Shumë qytetarë në këtë të ftohtë kanë mbetur në qiell të hapur. A e ka zgjat dorën qeveria për t’i ndihmuar këta qytetarë? Kjo kryeministër nuk është e drejtë”, ka thënë ajo.


