KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abdixhiku shtron katër pyetje për Kurtin, thotë se askush nuk e di çka përmban propozimi franko-gjerman
Politikë

Abdixhiku shtron katër pyetje për Kurtin, thotë se askush nuk e di çka përmban propozimi franko-gjerman

Kosova News
Kosova News 11:34 -09/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti dhe njëherësh kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njëjtë si ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në seancën e Kuvendit të enjten ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë transparence në dialog me Serbinë.

Ky i fundit njoftoi ditë më parë se e ka pranuar propozimin franko-gjerman për dialogun dhe këtë e bëri përmes një postimi në Twitter.

Por sipas Abdixhikut, askush nuk e di se çka përmban ky propozim i njohur si plani evropian.

“As unë e as LDK-ja dhe asnjë parti e asnjë deputet në këtë Kuvend nuk jemi në dijeni për përmbajtjen e saktë të draftit përfundimtar të dokumentit në fjalë, sepse nuk kemi qenë në negociata dhe s’ka qenë i informuar asnjëherë mbi këtë proces”, është shprehur i pari i LDK-së.

Sipas tij, këtë të hënën nëpërmjet një postimi në Twitter, kuptuam se kryeministri e ka pranuar propozimin në fjalë. Si Kuvend si shoqëri dhe si Kosovë, askush nuk e di se çka ka pranuar kryeministri i Kosovës.

Ndaj, Abdixhiku ka thënë se meqë kryeministri nuk po raporton në Kuvend për zhvillimet në dialog, dëshiron t’i shtrojë atij katër pyetje.

“Në marrëveshjen e pranuar a bëhet fjalë për një marrëveshje finale apo për një marrëveshje bazë? Marrëveshja e pranuar nga ju a e ka njohjen e ndërsjellë në qendër të saj, pra aktin ku Serbia e njeh Kosovën dhe anasjelltas? Marrëveshja e pranuar në parim a i ka elementet e platformës tuaj që na prezantuat në gusht 2022? Kjo marrëveshje a parasheh rikonsiderimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake apo implementimin e të gjitha marrëveshjeve pa dallim”, ka pyetur ai.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh

Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit

Haradinaj takohet me ministrin francez, shpalos ofertën e Aleancës për krijimin e institucioneve

Kusari-Lila: Punimet për Parkun Industrial në Frashër po ecin shumë mirë

Bajrami kërkon ndryshime në Kuvendin e partisë: LDK-ja nuk duhet të jetë shtojcë e asnjë partie

Kosova News 09/02/2023 09/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Rasti Lule Gjeli, Rama: Jeta Xharra nuk mund t’i përdorë më hapësirat në hotelin Grand
20:34 -27/07/2026
Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh
20:02 -27/07/2026
Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit
19:59 -27/07/2026
Haradinaj takohet me ministrin francez, shpalos ofertën e Aleancës për krijimin e institucioneve
19:37 -27/07/2026
Kusari-Lila: Punimet për Parkun Industrial në Frashër po ecin shumë mirë
18:52 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?