Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Prishtinës, përkatësisht në magjistrale pak metra para se të arrihet në rrethin e Veternikut.
Nga VIDEO shihet se vetura është dëmtuar mjaft shumë nga aksidenti më një kamion, ndërsa për pasojë është krijuar pak edhe kolonë.
Në pamje shihet se dëmet janë mjaft të mëdha, por nuk dihet nëse ka të lënduar.
KosovaNews është në pritje të një përgjigje nga Policia e Kosovës.


