KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi flet për planin evropian:  Nënkupton njohje ‘de facto’, BE-ja ka dy vërejtje në kushtet e Kurtit
Politikë

Bislimi flet për planin evropian:  Nënkupton njohje ‘de facto’, BE-ja ka dy vërejtje në kushtet e Kurtit

Kosova News
Kosova News 15:26 -08/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

 Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, që njihet ndryshe si franko-gjerman, nënkupton ‘de facto’ njohjen e dy shteteve.

Bislimi në konferencë për media ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit të fundit me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ka diskutuar vetëm për propozimin evropian, por jo edhe për marrëveshjet e arritura në dialog.

“Platforma tregon vetëm principet e veprimet bazë, ndërkohë gjithçka që ka të bëjë me implementimin e saj, duhet diskutuar në aneksin implementues mes palëve në Bruksel. Plani franko-gjerman tregon kornizën bazë, që nënkupton njohjen ‘de facto’ të dy shteteve, ndërkohë se si do të jetë sekuencimi i hapave, cilat marrëveshje nuk janë më të rëndësishme, e cilat duhet modifikuar, cilat duhet të zbatohen e si të zbatohen, për këtë do të diskutojnë palët në Bruksel. S’ka pasur diskutim për asnjë marrëveshje paraprake, por për kornizën e propozimit franko-gjerman”, ka thënë Bislimi në konferencë për media.

Bislimi ka thënë se gjashtë kushtet që prezantoi kryeministri Kurti pas takimit, “tregojnë se mund të diskutohet për mekanizmin e avancuar të mbrojtjes së të drejtave të njeriut”.

“Gjashtë kushtet që i ka prezantuar kryeministri Kurti janë parakushte që tregojnë se mund të diskutohet për mekanizmin e avancuar të mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve.  BE-ja ka vërejtjet e saj në dy kushte, por cilat janë ato dhe pse ka vërejtje mund ta pyesni Lajçakun kur është në Prishtinë”, është shprehur Bislimi.

Tutje, ai tha se gjatë takimit që ai pati bashkë me Kurtin e Lajçakun, nuk ka pasur diskutim për asnjë marrëveshje paraprake, duke lënë të nënkuptohet që nuk është folur për Asociacionin e komunave me Shumicë serbe.

Faturimi për veriun, Bislimi fajëson “Elektroseverin” dhe BE-në për moszbatimin e marrëveshjes për energji

Gjithashtu lexoni:

Kurti në vizitë zyrtare në Austri

Kështu ndahen 20 ulëset e komuniteteve joshumicë në kuvendin e ri

Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë

KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët për deputetë në 38 komuna

KQZ-ja përfundon numërimin

Kosova News 08/02/2023 08/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Kurti në vizitë zyrtare në Austri
14:13 -08/06/2026
Mbrojtjes zhvillon aktivitete në Kroaci
13:38 -08/06/2026
Miratohet plani i menaxhimit për Qendrën Historike të Janjevës
13:22 -08/06/2026
Liqeni i Shkodrës në UNESCO, Rama: Rezultat i punës diplomatike
12:36 -08/06/2026
Kështu ndahen 20 ulëset e komuniteteve joshumicë në kuvendin e ri
12:33 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?