KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadori Hill: Asociacioni të themelohet këtë vit
Politikë

Ambasadori Hill: Asociacioni të themelohet këtë vit

Kosova News
Kosova News 13:03 -08/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se ShBA-ja pret që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe e po ashtu edhe të pranohet propozimi franko-gjerman nga të dyja palët. Hill në një intervistë për televizionin serb “K1”, ka thënë se ky vit është vendimtar dhe se beson se është reale që Asociacioni mund të formohet deri në verë e propozimi franko-gjerman të miratohet deri në fund të vitit.

“Mendoj se duhet t’i kthehemi çështjes themelore, e që është e ardhmja e komunitetit serb në Kosovë. Ata kanë jetuar atje me shekuj dhe duan të dinë se si është e ardhmja e tyre. Pra, pyetja themelore është të merremi me atë që buron nga marrëveshja e Brukselit, e kjo është Asociacioni. Asociacioni duhet të zbatohet absolutisht, nëse presim që dikush të ketë besim në marrëveshjet e ardhshme”, ka deklaruar Hill. “Unë mendoj se njerëzit duhet të punojnë çdo ditë për të gjetur një zgjidhje. Mendoj se është reale të propozohet që kjo të ndodhë këtë vit, prandaj mendoj se ky vit është domethënës, mendoj se propozimi është pozitiv dhe se mund të realizohet”.

Hill ka theksuar se SHBA-ja absolutisht mbështet atë që kanë bërë evropianët, veçanërisht propozimin franko-gjerman.

“Ne po flasim për një zgjidhje për Serbinë, Ballkanin dhe Evropën. SHBA-ja ka interesa afatgjate në kontinent dhe në këtë rajon. Unë mendoj se ajo që duhet të bëjmë është të flasim me evropianët për këtë”, ka thënë Hill.

Ambasadori amerikan ka thënë se SHBA-ja përkrah edhe iniciativat rajonale si “Ballkani i Hapur”, ndërsa ka shtuar se falë këtyre iniciativave është rregulluar marrëdhënia mes Tiranës e Beogradit.

“Ajo që i duhet këtij rajoni është një integrim rajonal edhe më i thellë, pasi nëse njëe kompani që shikon anën se ku të vendosni objektet e juaja prodhuese, atëherë natyrisht se shikoni të mos jetë vetëm në një treg, por të jetë në disa vende, pra janë iniciativa si Open Balkan, që janë absolutisht të shkëlqyera. Ka pak raste ku Beogradi dhe Tirana kanë pasur marrëdhënie kaq të mira sot. Kjo lidhet pikërisht me këtë iniciativë. Ne mbështesim iniciativa të tilla, duam të ndihmojmë njerëzit që të ndihmojnë veten, por duhet të jetë diçka që e ka origjinën nga ky rajon”, ka thënë Hill.

Gjithashtu lexoni:

Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet

Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve

​Nga sheshi “Skënderbej” te Kryeministria, qytetarët në Tiranë ringrenë zërin kundër ndërtimit në Zvërnec

Numërohen mbi 35% e votave me postë: VV e para bindshëm, LDK e dyta dhe PDK e treta

Prishtina drejt përfundimit të numërimit: Kurti kandidati më i votuar, mbeten vetëm 10 vendvotime

Kosova News 08/02/2023 08/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet
19:53 -13/06/2026
Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve
19:33 -13/06/2026
​Nga sheshi “Skënderbej” te Kryeministria, qytetarët në Tiranë ringrenë zërin kundër ndërtimit në Zvërnec
19:29 -13/06/2026
Numërohen mbi 35% e votave me postë: VV e para bindshëm, LDK e dyta dhe PDK e treta
19:23 -13/06/2026
Dita e 14-të, nis grumbullimi i protestuesve. Vendosen atlete para Kryeministisë në simbol të largimit të shqiptarëve
18:22 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?