KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Mehaj në selinë e NATO-s në Bruksel, diskutohen mundësitë e bashkëpunimit të Kosovës me NATO-n
Siguri

Ministri Mehaj në selinë e NATO-s në Bruksel, diskutohen mundësitë e bashkëpunimit të Kosovës me NATO-n

Kosova News
Kosova News 11:48 -08/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në NATO, Astrit Zemaj, u.d. i shefit të Stafit të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, kolonel Ejup Maqedonci dhe shefi i Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes, Hasan Hoxha, realizoi disa takime në selinë e NATO-s në Bruksel.

Siç thuhet në një komunikatë për media, aktivitetet në selinë e NATO-s filluan me takimin me zv.Ndihmës Sekretaren e Përgjithshme për Operacionet të NATO-s, Burcu San, ku u diskutua për tema të shumta që ndërlidhen me sigurinë, sfidat, arritjet dhe mundësitë e bashkëpunimit të Kosovës me NATO-n.

Takimi i dytë u realizua me ambasadorët e vendeve të Quint-it në NATO, ndërsa takimi qendror u realizua në sallën e konferencave të NATO-s, ku fillimisht, Ministri Mehaj prezantoi dhe informoi ambasadorët e vendeve të NATO-s,  për situatën e sigurisë në botë dhe impaktin në Ballkanin Perëndimor, pastaj për objektivat e tij për zhvillimin e Forcës, bashkëpunimin ndërkombëtar bilateral dhe multilateral, bashkëpunimin me NALT dhe KFOR, si dhe rrugën përpara në aspektin e bashkëpunimit me NATO-n.

Më pas, ambasadorë nga vende të ndryshme në adresimet e tyre vlerësuan shumë lart procesin e zhvillimit të FSK-së, angazhimin e saj në operacione ndërkombëtare, përkushtimin e Ministrisë së Mbrojtjes për bashkëpunimin rreth menaxhimit të situatës me refugjatët afganë, si dhe dedikimin e Kosovës për përpjekjen e përbashkët të aleatëve dhe partnerëve pas agresionit rus në Ukrainë.

Tutje thuhet se Ministri Mehaj dhe delegacioni nga Kosova, zhvilloi një takim të frytshëm me zv. Kryesuesin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjenerallejtënant Lance Landrum, me të cilin ndanë vizionin për zhvillimin e FSK-së në përputhje me standardet e NATO-s, angazhimin e përbashkët për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe rritjen e bashkëpunimit me NALT dhe KFOR.

Në mes tjerash, me Gjeneral Landrum u diskutua për rëndësinë që ka pjesëmarrja e FSK-së në stërvitjen “Defender Europe ‘23” si dhe statusit të Republikës së Kosovës, ndër vendet pritëse të kësaj stërvitjeje.

Nikoqir i delegacionit të Kosovës në selinë e NATO-s ishte ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në NATO, David Quarrey, i cili vlerësoi shumë lartë progresin e FSK-së në të gjitha fushat.

Ambasadori Quarrey dhe stafi i tij shoqëruan dhe mbështeten delegacionin e Kosovës në të gjitha aktivitetet e zhvilluara në selinë e NATO-s.

Në të gjitha takimet, nga të gjithë pjesëmarrësit, u theksua nevoja e shpeshtimit të takimeve të tilla me qëllim të mbështetjes së Kosovës në rrugën e integrimit në strukturat euro-atlantike.

Gjithashtu lexoni:

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk

Kosova News 08/02/2023 08/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?