KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avokati i Popullit ka pranuar 18 ankesa për Ligjin e pagave
Siguri

Avokati i Popullit ka pranuar 18 ankesa për Ligjin e pagave

Kosova News
Kosova News 10:13 -08/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP)ka pranuar gjithsej 18 ankesa për Ligjin e pagave. Këto ankesa zëdhënësi i IAP-së, Petrit Çollaku ka thënë se do të shqyrtohen brenda afatit ligjor prej gjashtë muajsh dhe pas kësaj do të dalë me një qëndrim për Ligjin, i cili është miratuar në Kuvend në dhjetor të vitit të kaluar.

Çollaku, ka thënë se përveç Këshillit Prokurorial të Kosovës e sindikatave të ndryshme, ankesa për këtë Ligj kanë deponuar edhe disa qytetarë.

“Institucioni i Avokatit të Popullit deri më tani ka pranuar 18 ankesa si nga qytetarët, ankesë individuale, po ashtu edhe ato nga institucionet që kanë të bëjnë me Ligjin për paga në sektorin publik. Janë ankesat që vijnë nga sektorë të ndryshëm. Këshilli Prokurorial i Kosovës ka dërguar ankesë, Sindikata e Policisë së Kosovës, një kërkesë është bërë më herët nga organizata jo qeveritare Instituti i Kosovës për Drejtësi, janë mjekët ata që punojnë në Ministrinë e Shëndetësisë, pastaj janë një grup i Auditorëve të Brendshëm, Shoqata e Fizioterapeutëve, pastaj është edhe Shoqata e Instrumentarëve të Kosovës dhe disa ankesa të qytetarëve që kanë bërë ankesa individuale në lidhje më vlerën e koeficientit të Ligjit për paga”, ka theksuar Çollaku.

Ai ka deklaruar se Institucioni i Avokatit të Popullit, pasi t’i shqyrtojë ankesat do të vendos nëse do ta dërgojë Ligjin në Gjykatën Kushtetuese, raporton eo.

“Ne jemi duke i trajtuar këto ankesa me shumë kujdes. Kolegët janë duke analizuar Ligjin në fjalë. Pas këtyre analizimeve edhe Avokati i Popullit do të dalë me një qëndrim të qartë në lidhje me atë se a do të procedohet në Gjykatë Kushtetuese apo jo. Ligji ka hyrë në fuqi me 5 shkurt, është një afat ligjor prej 6 muajsh, nuk e di a do t’i nevojitet kjo kohë e tëra por e di që kolegët janë duke punuar më të dhe një kohë jo shumë të gjatë edhe Avokati i Popullit do të dalë me një qëndrim”, është shprehur Çollaku. 

Gjithashtu lexoni:

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar

Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani

​Policia apel qytetarëve: Krimet e luftës raportoni në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë

Kosova News 08/02/2023 08/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?