Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një i mitur në Ferizaj, pasi dyshohet se përmes rrjetit social e ka shantazhuar një grua me publikimin e video-incizimeve.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Ferizaj dhe është iniciuar si shantazh.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që përmes rrjetit social ka shantazhuar me publikimin e video incizimeve viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.


