KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sa është e rrezikuar Kosova nga tërmetet, çfarë cilësie kanë ndërtimet?
Siguri

Sa është e rrezikuar Kosova nga tërmetet, çfarë cilësie kanë ndërtimet?

Kosova News
Kosova News 21:57 -07/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sipas sizmologëve Kosova bën pjesë në listën e vendeve me aktivitet sizmik relativisht të lartë, ndërkaq me rrezik më të lartë janë tri zona. Duke pasur parasysh këto fakte dhe shembujt e nxjerrë nga tërmetet e fundit në rajon dhe Turqi, inxhinierët e ndërtimtarisë thonë se cilësia e ndërtimeve në Kosovë duhet të rritet përkundër se nuk është në nivel shumë të keq, ndryshim që sipas tyre mund të vijë duke e përmirësuar fazën e realizimit të punimeve, apo mbikëqyrjen e cila duhet të jetë më strikte

Tërmete si ky i fundit në Turqi me fuqi 7.8 shkallë të Rihterit, sipas ekspertëve duhet të jenë mësim edhe për Kosovën.

Shemsi Mustafa, udhëheqës i Rrjetit Sizmik, bënë thirrje që ndërtimet të kryhen sipas standardeve, ndërkaq tregon se Kosova bën pjesë në listën e vendeve me aktivitet sizmik relativisht të lartë.

“Janë tri zona, zona veriore e Kosovës që e përfshinë nga Mitrovica deri në kufi, zona veri-perëndimore deri në zonën jug-perëndimore që përfshinë nga Istogu deri në Prizren, dhe zona jug-lindore që është zona Ferizaj-Viti-Gjilan, që e përmenda tërmetin që e kishte goditur atë zonë”, ka thënë Mustafa.

Pikërisht duke pasur parasysh zonat me rrezik më të lartë dhe ndarjen zonale nëpër qytete, edhe inxhinierët bëjnë thirrje që ndërtimet të bëhen me planifikim.

Naser Kabashi, profesor në Fakultetin e Ndërtimtarisë ka theksuar se Kosova sa i përket cilësisë së ndërtimit nuk qëndron keq, por janë disa mangësi.

“Koncepti i parë është i projektimit ku projektimi mendoj që është në nivel, dhe bëhet në standarde evropiane. Pastaj është përdorimi i materialeve që mendoj deri diku ka performancë ose rritje të performancës. Procesi më kritik është procesi i vënies në vepër ose realizimi i punimeve, e për mu  si profesionist njëri nga problemet është mbikëqyrja e realizimit të punimeve”, ka shtuar Kabashi.

Kabashi këshillon që të forcohet mbikëqyrja, dhe të bëhet vlerësimi i sigurisë së objekteve ekzistuese të vjetra, përfshirë banesat e banimit, e po ashtu ato të rëndësisë nacionale.

Përgjatë shekullit të fundit zona të ndryshme të Kosovës janë goditur nga tërmete të fuqishme. Prizreni e Peja ishin goditur nga një tërmet me fuqi 6 shkallë të Rihterit, ndërkaq në vitin 1921, në Ferizaj, Gjilan e Viti kishte ndodhur tërmet edhe më i fuqishëm, 6.1 shkallë e Rihterit.

Ndërkohë në regjionin e Gjilanit më datë 24 prill 2002, u shënua tërmeti tjetër me fuqi 5.7 shkallë të Rihterit, me ç’rast një person kishte vdekur e ishin shkaktuar dëme të mëdha material

Gjithashtu lexoni:

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar

Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani

​Policia apel qytetarëve: Krimet e luftës raportoni në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë

Kosova News 07/02/2023 07/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?