Edhe ditën e djeshme Aeroporti “Adem Jashari” u kërcënua dy herë me mjete shpërthyese përmes postës elektronike.
Fillimisht është bërë evakuimi i stafit të ANP “Adem Jashari” dhe i të gjithë udhëtarëve.
“Më pas njësitë përkatëse kanë bërë kontrollimin e hapësirave e ANP Adem Jashari dhe nuk kanë rezultuar si kërcënime të vërteta”, njofton policia në raportin e saj 24 orësh.
Sipas njoftimit, më pas gjithçka i është kthyer normalitetit, kurse rasti po vazhdon të hetohet.
Njoftimi i plotë i Policisë:
KËRCËNIM ME MJETE SHPËRTHYESE/ANP Adem Jashari 06.02.2023 – 16:05. Raportohet se përmes postës elektronike në ANP Adem Jashari, janë pranuar dy kërcënime me mjete shpërthyese. Nga njësitë policore fillimisht është bërë evakuimi i stafit të ANP Adem Jashari dhe i të gjithë udhëtarëve. Më pas njësitë përkatëse kanë bërë kontrollimin e hapësirave e ANP Adem Jashari dhe nuk kanë rezultuar si kërcënime të vërteta. Pastaj është mbyllur alarmi dhe gjithçka u është kthyer normalitetit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.


