Sipas informacioneve të para dy tërmete të fuqishme i kanë goditur gjatë natës së sontme qytetet Gaziantep dhe Kahramanmarash të Turqisë.
Institucionet zyrtare deri më tani kanë raportuar për 76 qytetarë të vdekur dhe 440 të plagosur, ndërkaq kjo shifër gjatë orëve në vijim sipas tyre pritet të jetë shumë më i madh.

Pas tërmetit të fuqishëm ka pasur edhe pasgoditje në Turqinë jugore dhe qendrore.
Rreth 11 minuta pas goditjes së tërmetit kryesor, pasgoditja më e fortë prej 6.7 ballë ndodhi rreth 32 kilometra në veriperëndim të epiqendrës së tërmetit kryesor.
Një tjetër goditje e fortë me magnitudë 5.6 ka ndodhur 19 minuta pas tërmetit kryesor.
Nga ky tërmet që tronditi shtetin turk, u prekën edhe Siria dhe Libani.
Si pasojë, në Siri vdiqën 42 persona dhe u lënduan mbi 200 të tjerë, shkruan CNN përcjell KosovaNews.
Lexo po ashtu:
Sipas informacioneve të para këto dy termete janë ndjerë deri në 600 km largësi prej qendrës termetit në qyetet Diyerbakir, Mlalatya,
Nigde, Mersinin, Samsunin, e mdaje edhe në Qipron Turke dhe Iran transmeton KosovaNews./Kosovanews/
Lexo po ashtu:


