KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ATK dërgon Ligjin për Paga në Gjykatën Kushtetuese përmes Avokatit të Popullit
Politikë

ATK dërgon Ligjin për Paga në Gjykatën Kushtetuese përmes Avokatit të Popullit

Kosova News
Kosova News 20:40 -04/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryesia e sindikatës së Administratës Tatimore, pas analizimit dhe shqyrtimit të Ligjit për Paga në Sektorin Publik, ka vendosur për dërgimin e këtij ligji në Gjykatën kushtetuese, përmes Institucionit të Avokatit të Popullit, ngase konsideron se ligji në fjalë është diskriminues për zyrtarët tatimorë, stafin profesional dhe me gjerë në krahasim me institucionet apo shërbimet tjera të cilat janë të autorizuara për mbledhjen e taksave dhe tatimeve.


Sindikata e ATK-së me miratimin e këtij ligji ka vërejtur së cenohet rendë siguria juridike e nëpunësve të sektorit publik duke përfshirë edhe punëtorët e ATK-së ngase ligji nuk përmban norma të qarta ligjore për rregullimin e pagave të tyre dhe kështu zyrtarët tatimorë mbesin pa zgjidhje të favorshme ligjore.


Punëtoret e ATK-së janë kategorizuar në nivelin me të ulët dhe janë diskriminuar maksimalisht bazuar në faktin se shumë pozita tepër të rëndësishme brenda ATK-së, për arsye se ushtrojnë punë dhe detyra specifike (janë specialistë të fushës) nuk janë kategorizuar fare me këtë ligj dhe kërkesat si dhe propozimet e ATK-së edhe pse kanë qenë të shumta dhe plotësisht të bazuara nuk janë plotësuar as për së afërmi, prandaj punëtorët e Atk-së ndjehen tepër të shqetësuar dhe tejet të diskriminuar bazuar në Ligjin PSP, për arsye së nuk kemi pagë të njëjtë për punë të njëjtë dhe ligji si i tillë është kundërthënës në vetvete dhe në kundërshtim me vet parimet e tij.

Me LPSP nuk është vlerësuar aspak statusi i zyrtarëve tatimorë, natyra e punës, vëllimi dhe kompleksiteti i punës që ushtrojnë zyrtarët tatimorë të cilët ofrojnë shërbim në çdo vend dhe në çdo kohë në tërë territorin e vendit. Në këtë mënyrë dinjiteti i zyrtarëve tatimorë është nëpërkëmbur maksimalisht dhe institucioni i ATK-së nuk është vlerësuar aspak krahasuar me natyrën e punës, përkatësisht me detyrat dhe përgjegjësitë që ushtrojnë zyrtarët tatimorë gjatë punës së tyre, dhe mbi të gjitha shtojmë faktin se punëtorëve të ATK-së u ndalohet edhe puna sekondare, gjë që kjo është edhe një arsye më e fort që do duhej të kishin një rankim shumë më të lartë në këtë ligj.

Sindikata e Atk së konsideron se LPSP përveç që është diskriminues dhe ligj i pabarazisë ka edhe të meta tjera shumë të mëdha dhe se tërë procesi i hartimit të këtij ligji është përcjellë me jo transparencë dhe bashkëpunim të vrazhdë dhe jo përfillës nga njerëz të cilët nuk kanë punuar në sektorin publik dhe nuk kanë asnjë ekspertizë në këtë fushë dhe si rezultat i kësaj ligji nuk ka rregulluar asgjë dhe nuk ka nivelizuar asgjë por vetëm ka favorizuar zyrtarët e afërt me qeverinë, këshilltarët politikë, ministritë, deputetët e tjerë në dëm të punëtorëve tjerë dhe atyre të ATK-së.

Gjithashtu lexoni:

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale

Haxhiu: Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zjarreve

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Kosova News 04/02/2023 04/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale
21:21 -26/07/2026
Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Vuçiqi me pretendime të njëjta
20:11 -26/07/2026
Arbër Zeneli shënon dhe asiston në fitoren e Elfsborgut ndaj Malmos
20:06 -26/07/2026
Pas sulmit në Berlin, Konjufca solidarizohet me Gjermaninë
19:47 -26/07/2026
Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri
17:47 -26/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?