Erdogan gjatë takimit me Kurtin kanë diskutuar edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka ofruar mbështetje të Turqisë në rast se kjo kërkohet nga palët në bisedime. Sipas tij, për Turqinë është me rëndësi që Kosova të ketë raporte të mira me shtetet fqinje.
“Për Turqinë është shumë me rëndësi që Kosova të ketë raporte sa më të mira me të gjithë shtetet fqinjë të saj. Ne e mbështesim dialogun e Kosovës me Serbinë dhe jemi të gatshëm ta ofrojmë secilin lloj të mbështetjes sonë nëse kërkohet nga palët”, theksoi Erdogan.


