KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Si po u vidhen kursimet të moshuarve në Gjermani, kështu funksionon skema e mashtrimit
Botë

Si po u vidhen kursimet të moshuarve në Gjermani, kështu funksionon skema e mashtrimit

Kosova News
Kosova News 08:25 -03/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në vitin 2022, kriminelët mashtruan qytetarët gjermanë me miliona euro. Duke u paraqitur si policë, ata vodhën kursimet e të moshuarve. Hulumtimi i NDR jep një pasqyrë ekskluzive në këtë sistem kriminal.

Qyteti turk i Izmirit, i cili shtrihet në bregun e detit Egje, konsiderohet nga autoritetet gjermane të hetuesisë si një qendër mashtrimi përmes Call-Center. Nga ky qytet mashtruesit telefonojnë çdo ditë qindra qytetarë të moshuar në Gjermani me synimin për t’i mashtruar dhe plaçkitur. Në telefon bëjnë sikur janë prokurorë, policë apo punojnë në banka. Një nga mashtruesit, një burrë rreth 25 vjeç, është gati të japë një pasqyrë të sistemit kriminal të qendrave të telefonisë. Ai prezantohet si “Z. Jäger”, edhe pse ky nuk është emri i tij i vërtetë. “Të bësh dikë që t’i besojë të gjitha kursimet e tij vetëm me një telefonatë është një performancë dhe arritje e vërtetë”, thotë ky kriminel dhe informator i filmuar në një vend turistësh në Izmir.

Vjedhja e milionave

Çdo vit, autoritetet e kriminalistikës në Gjermani regjistrojnë dhjetra mijëra thirrje të tilla mashtruese.Vitin e kaluar, mashtruesit vodhën më shumë se 18 milionë euro në këtë mënyrë në Bavari, dhe 4.5 milionë euro në Saksoninë e Ulët. Dëmi është i madh edhe në landet e tjera: 2.3 milionë euro janë vjedhur në këtë mënyrë në Berlin, 2.1 milionë euro në Hamburg dhe 1.2 milionë euro në Schleswig-Holstein. Lista nuk mbaron me kaq.

“Tani është pjesë e punës sonë që ne në polici të merremi me këto raste çdo ditë. Kjo është mjaft e trishtueshme,” thotë kryeinspektori i policisë Haug Schalk nga Braunschweig. Ashtu si në shumë vende, edhe këtu ka një komisariat, i cili merret me krimet dhe veprat penale ndaj njerëzve të moshuar dhe të pafuqishëm. “Autorët që ne njohim që ndërtuan sistemin e qendrave të telefonisë në fakt kishin një karrierë kriminale pas tyre në Gjermani,” thotë Henning Wilker, prokurori i shtetit në Osnabrück. Shumë u detyruan të largohen nga Gjermania nga frika e arrestimit, dënimeve ose vuajtjes së dënimeve. Mashtrimet e policëve të rremë janë një krim i organizuar.

Nga Gjermania në Call-Center

Këtë e ka të qartë edhe “Zoti Jäger”, i cili mashtron popullin prej Izmirit. “Bëjmë para si askush tjetër”, thotë ai. “Mashtrimi më i mirë” i solli atij 25 mijë euro, të cilat përfunduan “në xhepin e tij”. Dhe ato i “fitoi” ose “i plaçkiti” brenda vetëm pesë orësh. Nuk mund të kontrollohet nëse të dhënat janë të sakta. Por ai thotë se çdo herë kur bën një punë të tillë e mundon ndërgjegja.

I riu u rrit në një qytet gjerman, i cili i përket pikave të nxehta sociale në këtë vend. Ai i kaloi tre vitet e fundit në Turqi, fillimisht në Stamboll dhe më pas në Izmir. Një mik e rekrutoi për të “punuar” në të ashtuquajturën Call-Center. Paratë ishin joshëse, thotë ai. Janë para që i shpenzon për festa, alkool, prostituta. Kursimet e pensionistëve gjermanë shpërdorohen dhe shpenzohen për një kohë shumë të shkurtër.

Strukturat

“Z. Jäger” shpjegon me hollësi se si funksionon mashtrimi dhe si spiunohen viktimat e mundshme. Qendrat e thirrjeve janë të organizuara mirë. Mashtruesit shfaqen në role të ndryshme: si të ashtuquajtur “filtër”, “mbyllës të çështjeve” dhe “vjelës”. “Filteri” kërkon viktimat e mundshme. Identifikoni të moshuarit gjermanë përmes regjistrit telefonik në internet. Autorët janë veçanërisht në kërkim të emrave gjermanë që janë karakteristikë për të moshuarit, si Roswitha, Manfred ose Mechthild. Ata përdorin hartat e internetit për të spiunuar lagjen: dinë emrat e rrugëve, dyqaneve, stacioneve të autobusëve në zonë dhe adresën e komisariatit më të afërt – informacion, i cili është i njohur për viktimën, i komunikuar në mënyrë të besueshme me telefon dhe përdoret për mashtrim.

Madje as numrat që shfaqen në ekranin e telefonit nuk mund të kuptohen menjëherë si thirrje false. I ashtuquajturi “Call ID Spoofing” përdoret për të shfaqur numrat gjermanë në ekranin e telefonit, edhe pse autorët telefonojnë nga jashtë. Nëse zbulohet një viktimë e mundshme, ajo do të përcillet tek “mbyllësi i çështjeve”. “Ai më pas zakonisht e mbyll çështjen,” thotë “Z. Jäger”. Kjo do të thotë: mashtruesi e bind viktimën që t’i dorëzojë paratë ose sendet me vlerë tek një bashkëpunëtor në Gjermani, tek i ashtuquajturi “vjelës” që ka për detyrë të mbledhë paratë dhe gjërat me vlerë. I gjithë ky proces dhe shumë gjëra të tjera që tregon “Z. Jäger”, përkojnë edhe me njohuritë e hetuesve gjermanë se si dhe me cilat rregulla zakonisht veprojnë kriminelë të tillë.

Shkëmbimi i informacioneve mes Gjermanisë dhe Turqisë

Autoritetet hetuese gjermane dhe turke po punojnë së bashku për të kapur mashtruesit dhe për të shkatërruar rrjetin e mashtrimit. Aksionet përfundojnë me sukses. Në shtator të vitit 2022, në Turqi u dënuan 67 mashtrues telefonikë, ndërsa i dyshuari kryesor u dënua me qindra vjet burg. E megjithatë: hetime të tilla të përbashkëta kushtojnë shumë kohë dhe para, e ka edhe kufizime për autoritetet gjermane.

“Shpesh është e vështirë të ekstradosh dikë,” thotë Julia Meyer, prokurorja e shtetit të Braunschweig. “Ndaj e kemi më lehtë që autoriteteve turke t’ua japim kërkesën për ndjekje penale dhe kështu jemi të sigurtë se do të ndiqen procedurat ligjore dhe në rastin më të mirë, viktimave u kthehen paratë e tyre.” Por edhe nëse autorët kapen dhe dënohen, kjo ende nuk paraqet një garanci që viktimat do të marrin dëmshpërblim apo se do të kthehen një pjesë e parave të plaçkitura”, përfundon Julia Meyer./DW

Gjithashtu lexoni:

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje

Prokuroria kërkon gjykimin e 23-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e Charlie Kirk

Kosova News 03/02/2023 03/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti
14:48 -08/07/2026
Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona
14:12 -08/07/2026
​16 subjekte politike nuk arritën të merrnin as nga 1 për qind të votave më 7 qershor
13:53 -08/07/2026
Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha
13:30 -08/07/2026
Këta janë 120 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës
13:10 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?