Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të enjten se Kosova është duke u angazhuar dhe kërkon edhe nga ndërmjetësit ndërkombëtar që të angazhohen më shumë që marrëveshja finale të arrihet sa më parë.
Ai para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka shpalosur edhe gjashtë kushtet që ka Republika e Kosovës që të shkohet para në arritjen e marrëveshjes.
Kurti theksoi se në të gjitha takimet e deritanishme ka potencuar përkushtimin e Kosovës që sa më shpejt të arrihet dakordimi final rreth propozimit franko-gjerman, propozimit të BE-së të mbështetur nga Franca e Gjermania.
Ai tha se Propozimi i Bashkimit Evropian është bazë e mirë për diskutime të mëtejme dhe jemi të interesuar të punojnë sa më intensivisht që të finalizohet dhe të nënshkruhet nga palët, ndërsa theksoi se nuk mund të ketë Asociacion një etnik në Kosovë.
“Kërkojmë nga Zyra e përfaqësuesit Borrell që sa më parë të ftojë për takime të shpeshta e të rregullta në mënyrë që të avancojmë me marrëveshjen…”, tha ai.
Kryeministri më tej shtoi se si gjithnjë deri tani është i gatshëm që me konstruktivitet maksimal të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjes më të mirë të mundshme dhe po ashtu të sigurohen për mekanizma që garantojnë implementim të plotë të saj.
Në këtë rast, KUrti ka theksuar qëndrimin e tij se Asociacioni i arritur më parë mund të konsiderohet nga Republika e Kosovës me këto kushte.
“Asociacioni duhet të jetë në përputhje sipas Kushtetues. Nuk mund të jetë njëetnik dhe duhet të ndërroj emrin. Duhet të ketë reciprocitet për të dyja shtetet. Para vendosjes së Asociacionit duhet të shuhen strukturat paralele dhe dorëzohen armët. Dhe kjo bëhet vetëm pasi Serbia i pranon këto. Serbia po ashtu tërheq letrat drejtuar vendeve të BE-së që Kosova mos të pranohet ë Këshill të Evropës dhe mekanizma ndërkombëtar”, ka thënë Kurti.
Në polemikë me deputetët e opozitës, Kurti tha se me të kryeministër Zajednica nuk kalon.
“Po ta përsëris se Zajdenica nuk kalon. Atë që e keni nënshkruar ju dhe nuk e keni bërë mandej nuk e bëj unë”, ka thënë mes tjerash Kurti.