KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nis seanca e Kuvendit të Serbisë për Kosovën, Vuçiq para deputetëve
Politikë

Nis seanca e Kuvendit të Serbisë për Kosovën, Vuçiq para deputetëve

Kosova News
Kosova News 10:33 -02/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka filluar seanca e posaçme e Kuvendit të Serbisë, në agjendë të së cilës është Raporti për bisedimet me Kosovën nga 1 shtatori deri më 15 janar.

Në seancë është i pranishëm edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kreu i shtetit serb paraprakisht kishte thënë se do të ishte mirë që në seancën e sotme të Kuvendit për Kosovën të arrihet sa më shumë unitet, por se nuk beson në këtë.

“Ne jetojmë në një formë demokratike të regjimit politik dhe është e natyrshme që njerëzit të mos pajtohen. Nuk është e natyrshme që ne të mos e kuptojmë njëri-tjetrin kur kemi përpara detyrat kryesore kombëtare dhe kur jemi në një kohë kur ndoshta është më e vështira për Evropën dhe botën që nga Lufta e Dytë Botërore, për ne që nga vitet nëntëdhjetë”, tha Vuçiq.

Në raportin që do t’u prezantohet deputetëve, theksohet se në periudhën nga shtatori deri në janar ka pasur përshkallëzim të krizës, raporton RTS, transmeton KosovaNews.

Po ashtu theksohet se Beogradi nuk do të heqë dorë nga kërkesa që urgjentisht të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe,

Gjithashtu vlerësohet se “në periudhën e kaluar ndërmjetësuesit e BE-së dhe subjektet tjera relevante ndërkombëtare e kanë karakterizuar Beogradin si palë konstruktive në të gjitha situatat e krizës”.

Deputetët e koalicionit qeverisës në Beograd thanë para seancës se Vuçiqi do të flasë për problemin e Kosovës në një seancë të posaçme të Kuvendit në mënyrë shtetërore dhe të përgjegjshme, por se, duke gjykuar nga deklaratat e politikanëve opozitarë, do të mungonte uniteti i nevojshëm.

Opozita, nga ana tjetër, vlerëson se seanca do të ketë kuptim nëse diskutohet për planin franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe jo vetëm për raportin për dialogun Kosovë-Serbi.

Gjithashtu lexoni:

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale

Haxhiu: Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zjarreve

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Kosova News 02/02/2023 02/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale
21:21 -26/07/2026
Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Vuçiqi me pretendime të njëjta
20:11 -26/07/2026
Arbër Zeneli shënon dhe asiston në fitoren e Elfsborgut ndaj Malmos
20:06 -26/07/2026
Pas sulmit në Berlin, Konjufca solidarizohet me Gjermaninë
19:47 -26/07/2026
Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri
17:47 -26/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?