KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rexhepi: Jam kundër Asociacionit njëetnik, për mua s’është marrëveshje ndërkombëtare
Politikë

Rexhepi: Jam kundër Asociacionit njëetnik, për mua s’është marrëveshje ndërkombëtare

Kosova News
Kosova News 23:57 -01/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilja Rexhepi, ka folur për takimin e mbajtur në Ambasadën Amerikane ku u diskutua çështja e Asociacionit të Kosovës.

Rexhepi tha se atmosfera e diskutimit ishte konstruktive, ndërsa qëndrimi  i saj personal, tha se është kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ajo tha se vet emërtimi si Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është diskriminues, pasi sipas saj, në atë pjesë të territorit ku jetojnë shumica e qytetarëve serbë, ka edhe boshnjakë, turq e shqiptarë dhe siç tha, që në start diskriminohen ata.

“Jam për çdo integrim në shoqërinë kosovare mbi baza të barabarta, duke respektuar dhe duke treguar respekt ndaj çdo populli, por duhet ta dimë që jemi kosovarë dhe pastaj ndahemi sipas përkatësive etnike”.

“Në këtë frymë kemi diskutuar për ato çfarë kemi trashëguar ne si qeveri, respektivisht për themelimin e këtij asociacioni me shumicë serbe e cila nuk do të duhej të përjashtonte popuj të tjerë dhe si do të implementohet kjo në praktikë sa i përket në arsim, shëndetësi dhe zhvillimit ekonomik”, është shprehur Rexhepi në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Tutje, ajo tha se marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe për të nuk është marrëveshje ndërkombëtare.

“Ajo për mua s’është marrëveshje ndërkombëtare pasi Serbia asnjëherë s’e ka ratifikuar në parlamentin e vet një marrëveshje të tillë që në atë kohë ishte nënshkruar nga Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Vuçiqi dhe Daçiqi nëse nuk gaboj”.

“Pra, ata s’e kanë ratifikuar dhe sipas Gjykatës Kushtetuese e cila disa nene i ka shpallur jokushtetuese, pra ka shumë hapësirë për korrigjim të këtyre gjërave dhe natyrisht që qeveria jonë s’ka për të lejuar të themelohet një tjetër Republikë Serbe brenda shtetit tonë e cila që në fillim diskriminon multietnicitetin dhe diskriminon komunitetet tjera”, është shprehur Rexhepi.

Gjithashtu lexoni:

Sveçla: Arsenijeviq duhet sa më parë të përgjigjet para ligjit, duke u dorëzuar

Haxhiu për emrin e kryeparlamentarit: Ndoshta në votim të fshehtë VV-ja do të ketë një qëndrim tjetër

Statovci: Egoja e opozitës më e lartë se interesi i Kosovës

Haxhiu: Opozita që 29 herë nuk po merr pjesë në votim

Dështon për të 37-tën herë kosntituimi i Kuvendit

Kosova News 01/02/2023 01/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
71%
1 km/h
Wed
35 °C
Thu
37 °C
Fri
32 °C
Sat
31 °C
Sun
26 °C

Lajmet e Fundit

Origjina, politika dhe qasja ndaj çështjes palestineze – historia e njeriut që mund të bëhet kryebashkiaku i parë mysliman i Nju Jorkut
13:18 -25/06/2025
Kosova, nikoqire e Konferencës së Shoqatës Evropiane të Kartës për Rini, mbi 100 pjesëmarrës nga 37 shtete
13:14 -25/06/2025
Gjykata ndalon vazhdimin e punimeve në ‘Xhorxh Bush’, refuzohet kërkesa e Komunës së Prishtinës
13:13 -25/06/2025
Sveçla: Arsenijeviq duhet sa më parë të përgjigjet para ligjit, duke u dorëzuar
13:09 -25/06/2025
Milani po e rindërton mesfushën, në negociata me tre top mesfushorë
13:04 -25/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?