KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Parlamenti Evropian kërkon Asociacion dhe marrëveshje me njohje reciproke Kosovë-Serbi
Politikë

Parlamenti Evropian kërkon Asociacion dhe marrëveshje me njohje reciproke Kosovë-Serbi

Kosova News
Kosova News 12:43 -01/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në draft-raportin e Parlamentit Europian për Kosovën, i përgatitur nga Komiteti për Punë të Jashtme, i është bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për angazhim në dialog dhe arritje të një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve me njohje reciproke. Po ashtu, Parlamenti Evropian thotë se duhet të zbatohen edhe marrëveshjet e kaluara, përfshirë themelimin e Asociacionit.

Në paragrafin për pajtimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, PE i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për angazhim në dialog për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje reciproke.

“[PE] rithekson mbështetjen e plotë për Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë; i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në këtë dialog me mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, bazuar në njohjen reciproke, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare; bën thirrje për zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve përkatëse, duke përfshirë themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet në raport.

Sidoqoftë, njohja reciproke de jure mes Kosovës dhe Serbisë nuk kërkohet në planin e dorëzuar për palët nga BE-ja, i njohur si franko-gjerman, për aq sa është parë në publik.

Zëdhënësi i Parlamentit Europian, Janne Ojamo, ka thënë se ky draft mund të ndryshohet para votimit përfundimtar. Ai tregoi edhe datat kur do të dalë në votim, raporoton GE.

“Sipas planit aktual, raporti do të diskutohet në komision më 9 shkurt (javën e ardhshme) dhe do të votohet në komision më 26 prill”, tha ai.

Në këtë draft-raport Kosova përgëzohet për në një numër iniciativash të bashkëpunimit rajonal dhe e inkurajohet që të shtojë përpjekjet e saj për pajtim dhe të kërkojë zgjidhje për mosmarrëveshjet e kaluara.

Ndërkaq, shprehet keqardhje për faktin se iniciativat për përfshirjen e komunitetit serb në strukturat politike, sociale dhe ekonomike të Kosovës mbeten shumë të kufizuara, duke i bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës që të angazhohen për dialog të vërtetë për të rritur besimin reciprok.

Parlamenti Evropian po ashtu ka dënuar “të gjitha veprimet që rrezikojnë stabilitetin dhe rrezikojnë procesin e pajtimit, duke përfshirë tensionet në veri të Kosovës dhe rikujton përgjegjësinë e përbashkët për paqen dhe sundimin e ligjit për të gjithë njerëzit në Kosovë”.

Gjithashtu lexoni:

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale

Haxhiu: Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zjarreve

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Kosova News 01/02/2023 01/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale
21:21 -26/07/2026
Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Vuçiqi me pretendime të njëjta
20:11 -26/07/2026
Arbër Zeneli shënon dhe asiston në fitoren e Elfsborgut ndaj Malmos
20:06 -26/07/2026
Pas sulmit në Berlin, Konjufca solidarizohet me Gjermaninë
19:47 -26/07/2026
Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri
17:47 -26/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?