Policia e Kosovës njofton se sot kanë arrestuar të dyshuarin e parë të grabitjes që kishte ndodhur me datë 26.01.2023 në filialen e KESCO në Shtime, ku nën kërcënimin e armëve së zjarrit ishin marrë 4 mijë euro nga dy persona të maskuar, të cilët më pas ishin larguar me veturë, së cilës i kishin vënë flakën në rrugën që çon për në fshatin Jezercë dhe nga aty ishin larguar me një automjet tjetër në drejtim të panjohur.
Organet e rendit njoftojnë se i dyshuari 35-vjeçar u arrestua në Ferizaj dhe është shoqëruar në Policinë Rajonale të kësaj komune, ku me vendim të prokurorit të rastit u dërgua në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa në kërkim policor mbeten të dyshuarit tjerë.


