Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё njofton se dje në mbrëmje në orën 18:15, ёshtё njoftuar se nё rrugёn “Papa Klementi” nё Pejё ka ndodhur njё incident.
Sipas njoftimit Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes dhe aty kanё takuar personat e pёrfshirё nё rrahje.
Tutje tregohet se deri te incidenti ka ardhur pasi qё personat e dyshuar kanё shkёmbyer sms nё mes vete tё cilёt kanё kanosur njёri-tjetrin.
“Njёri nga tё dyshuarit pasi qё kishte lëndime trupore menjёherё ёshtё dёrguar nё emergjencёn e Spitalit rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor dhe mё pas ёshtё sjellё nё Stacionin Policor nё Pejё pёr intervistim. Dy (2) tё dyshuarit tjerё janё arrestuar dhe janё intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, dhe pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё, ndёrsa i dyshuari i tretё ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt”, njofton policia.


