Policia e Kosovës njofton se një person derisa po punonte, ka rënë nga lartësia.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur në fshatin Korishë të Prizrenit dhe i njëjti është iniciuar si “Rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
Policia njofton se viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe në vend të ngjarjes kanë dalë ekipet përkatëse me inspektorin e Punës.


