Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person, nën dyshimin se mashtroi viktimën, duke i marrë para në këmbim të rregullimit të një vize.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Dardania” në Fushë-Kosovë, të dielën rreth orës 21:40.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se viktimës mashkull i kishte marrë para në këmbim të rregullimit të një vize. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.


